Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

zgjohem

Nga Wiktionary

ZGJOHEM vetv.

  • 1. Më del gjumi, ngrihem nga gjumi; përmendem. U zgjua herët. Zgjohu, se u bë vonë! Mos bëj zhurmë, se zgjohen fëmijët!
  • 2. fig. Dal nga një gjendje ku më janë shkëputur a dobësuar lidhjet me realitetin, nga një vegim, iluzion etj., kuptoj gjendjen e vërtetë; vij në vete. U zgjua nga mendimet (nga ëndërrimi).
  • 3. vet. veta III fig. Fillon të gjallërohet e të lulëzojë; ripërtërihet (për natyrën etj.); fillon të gjallërohet e të vihet në lëvizje (për një qendër banimi a pune etj.). Po zgjohet natyra. Bimët janë zgjuar. U zgjua fara. bot. U zgjua pylli. U zgjua miniera (qyteti).
  • 4. fig. Bëhet i vetëdijshëm, bëhet i ndërgjegjshëm për diçka, fillon t'i kuptojë mirë çështjet, sqarohet; bëhet i zgjuar. Popujt po zgjohen. Masat u zgjuan. Po zgjohet ndërgjegjja e punëtorëve. Mendja e saj u zgjua.
  • 5. vet. veta III edhe fig. Gjallërohet e vepron në një drejtim të caktuar, ngjallet; nxitet. Iu zgjua dëshira (pasioni). Iu zgjuan kujtimet. Iu zgjua ndjenja e mirënjohjes (e hakmarrjes). Iu zgjua në shpirt urrejtja.
  • 6. Pës. e ZGJOJ.