Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

vetëm

Nga Wiktionary

VETËM mb.

  • 1. Që është vetëm një, që s'ka tjetër si ai a si ajo (për fëmijë, vëlla, ose motër); që s'ka tjetër të tillë. Djalë i vetëm. Vajza (bija) e vetme. Motra e vetme. Fitorja e socializmit në një vend të vetëm. Parti e vetme politike. E ka të vetëm. Është fëmijë i vetëm. E ruan si syrin e vetëm. Është kopja e vetme që ka biblioteka.
  • 2. Që ka mbetur vetëm, që s'ka njerëz të afërm a farefis; që s'ka familje; që s'ka krahë të tjerë punues e ndonjë që ta ndihmojë. Fill i vetëm. Ishte i vetëm. Jetonte i vetëm. Mbeti i vetëm.
  • 3. Që është i veçuar nga të tjerët, që nuk rri bashkë me të tjerët, që ndahet veçan; që është pa shokë a pa shoqërues; që nuk ka ndonjë tjetër aty pranë. Udhëtar i vetëm. Edhe një i vetëm edhe vetëm një. Delen e vetme e ha ujku. fj.u.
  • 4. Që është një i tërë dhe i pandarë; i bashkuar. Si një trup i vetëm. Shkruhet si një fjalë e vetme.
  • 5. Që është i njëllojtë për të gjithë, i përbashkët; i njësuar. Një gjuhë e vetme letrare. Një disiplinë e vetme për të gjithë. Kanë një qëllim të vetëm.
  • 6. Askush tjetër a asgjë tjetër përveç këtij ose kësaj, vetëm ky ose ajo (përdoret në trajtë të shquar përpara emrave). E vetmja kafshë në botë. I vetmi njeri që do. E vetmja dëshmi që njihet. I vetmi sport që më pëlqen.
  • 7. Gjithnjë i njëjtë, i pandryshuar. Rrinte në një vend të vetëm.
  • 8. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. I vetmi e kishte shumë vështirë.
  • Është i vetmi, për (në) ... shquhet, s'ka shok, dallohet mbi të gjithë.

VETËM

  • I. ndajf.
  • 1. Pa familje, pa të afërm a farefis; duke mos pasur njeri, pa krahë të tjerë pune, pa pasur njeri që ta ndihmojë e ta përkrahë. I vdiqën të gjithë ka mbetur vetëm.
  • 2. Veçan a ndaras nga të tjerët: jo bashkë me të tjerët; pa shokë a shoqërues, pa asnjë njeri aty pranë; pa ndihmën e të tjerëve. Vetëm fillikat (fill). Vetëm për vetëm krejt vetëm. Banonte (jetonte, rrinte) vetëm. Qëndronte vetëm. Shkoi vetëm. E përballon vetëm.
  • II. pj.
  • 1. Përdoret për të veçuar një fjalë, një togfjalësh a një fjali ose për të kufizuar kuptimin e tyre. Vetëm ai e di. Vetëm ti mund të më ndihmosh. Dëgjohej vetëm zhurma e përroit. Kishte mbarur vetëm shkollën fillore. Doli vetëm me këmishë. Rrinte vetëm në një vend. Dinte vetëm të shkruante emrin e vet. Shkoi vetëm sa ta lajmëronte.
  • 2. Përdoret në fjalitë dëshirore e urdhërore për të theksuar ose për të përforcuar më shumë dëshirën, miratimin a urdhrin e shprehur veç. Vetëm të ishte nisur! Vetëm në mos ardhtë! Vetëm shko, mos prit!
  • III. lidh. Po, mirëpo, megjithatë, veç. Filmi ishte i bukur, vetëm ca i shkurtër.
  • Vetëm se... veçse, por. Jo vetëm (që).... por edhe ... përdoret për të lidhur dy fjali a dy gjymtyrë të njëjta të fjalisë, prej të cilave e dyta theksohet më shumë se e para ose shpreh kundërshtim ndaj asaj që përmbahet në të parën. Jo vetëm që..., porse... jo vetëm..., por edhe... Vetëm e vetëm përdoret për të përforcuar shprehjen e një kufizimi.