Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

va

Nga Wiktionary

VA m. sh

  • 1. Vend i cekët në një lumë, ku zakonisht ky hapet më gjerë në shtratin e tij dhe ku mund të kalohet më këmbë për të dalë në anën tjetër. Va i gjerë. Vau i lumit. Kaloi në (nëpër) va. U futëm në va. Doli në va. Kur s'ka urë, edhe vau është i mirë. fj. u.
  • 2. krahin. Shteg kalimi në një pyll, në një arë etj.
  • 3. fig. Rrugëdalje, shteg për të shpëtuar nga një gjendje e vështirë. Kërkon (lyp) va.
  • Nuk ranë në va edhe poh. nuk u kuptuan, nuk u morën vesh; nuk ranë në ujdi; nuk shkuan mirë. Ia gjeti vaun dikujt ia gjeti rastin a shtegun dikujt për t'i marrë hakun e për ta dëmtuar. As në han as në va shih te HAN,~ I. E hodhi vaun (lumin) shih te HEDH 20. E nxori në va dikë e mori dikë nga gjendja e vështirë, e nxori nga halli; e nxori në rrugë. Edhe vau të mbyt fj. u. edhe rreziqet a të këqijat që duken të vogla mund të të sjellin një dëm të madh, prandaj nuk duhen nënvlerësuar. E zuri vaun i kapërceu vështirësitë, i kaloi hallet. Flet va e pa va flet mbarë e prapë, me vend e pa vend, ku duhet ku s'duhet; flet kot, flet më tym. E kaloi lumin va ndoqi rrugën më të lehtë e më të mirë për të zgjidhur diçka. U nis (ia mbajti) va pa va u nis pa ditur se ku do të dilte, ia mbajti më tym. Shkoi (doli) va pa va shkoi (doli) rrugë pa rrugë; i doli në krye me përpjekje me mundime të mëdha, me shumë vështirësi.