vulgar
Appearance
VULGAR mb.
- 1. keq. Që sillet në mënyrë të pahijshme e të pakulturuar; që është karakteristik për një njeri të trashë në të folur e në sjellje; që ka përmbajtje të rëndë, që nuk duhet bërë a nuk duhet thënë, i ulët. Njeri vulgar. Qëndrim vulgar. Sjellje vulgare. Fjalë (shprehje) vulgare.
- 2. libr. I thjeshtëzuar jashtë mase; që nuk ka karakter shkencor të vërtetë; që e paraqet diçka duke ia shtrembëruar keqas thelbin a përmbajtjen. Materializëm vulgar. filoz. Teori vulgare. Shpjegim vulgar. Kuptim vulgar i diçkaje. Shtrembërim (thjeshtëzim) vulgar.
- 3. libr. Që nuk shquhet a që nuk dallohet prej të tjerëve, pa ndonjë aftësi të veçantë, i zakonshëm, i rëndomtë; që është i një shkalle të ulët. Shkrimtar vulgar.
- 4. gjuh. Që flitet nga populli i thjeshtë, popullor. Latinishtja vulgare latinishtja e folur nga populli përkundrejt latinishtes klasike që përdoret nëpër shkrime, gjuha latine popullore.