ushtri
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]ushtri f. sh.
- Tërësia e forcave të armatosura të një vendi; një pjesë e këtyre forcave. Ushtri e fortë (e madhe). Ushtri e rregullt (aktive). Ushtri e pathyeshme. Ushtria Nacionalçlirimtare. Ushtria Popullore. Ushtria e kazermës. keq. shih te KAZERM/Ë,~A. Forcat e ushtrisë. Oficerët e ushtrisë. Armët e ushtrisë. Repartet e ushtrisë. Radhët e ushtrisë. Komanda e ushtrisë. Forcojmë ushtrinë.
- bised. Grumbull i madh trupash, të mbledhura për të luftuar; tërësia e ushtarëve. Ngriti një ushtri të tërë. U nis (erdhi) me ushtri. Erdhi ushtri e madhe. E hapi rrugën ushtria.
- bised. Shërbimi ushtarak. Mbaroi (bëri) ushtrinë. U liruan nga ushtria.
- fig. Shumicë e madhe njerëzish që i bashkon e njëjta punë, që janë në të njëjtë gjendje ose që kanë interesa a tipare të përbashkëta. Ushtria e punëtorëve. Ushtria e arsimtarëve (e mësuesve).
|
|
|