Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

tok

Nga Wiktionary

TOK kal.

  • 1. Grij mishin me satër mbi një dërrasë ese e rrah mbi të derisa të bëhet i përshtatshëm për qofte. Tok mishin.
  • 2. Rrah me çekiç mbi një kudhër pjesën e kosës, të draprit etj, për ta mprehur; kalit gurin e mullirit me çekan; kalit. Tok draprin (kosën). Tok gufin e mullirit. Tok me çekiç (me çekan).
  • 3. Trokas, i bie derës. Toku derën. Dikush po tok.
  • 4. I jap e i shtrëngoj dorën dikujt për ta përshëndetur kur takohem me të, kur lidhim një fjalë, kur ndahem prej tij etj. Tokën duart. Toke një herë si burrat! Eja ta tokim! Tashti toke këtu! I toku të gjithë me radhë.
  • 5. Përpjek a takoj gotën e pijes me dikë kur ngre dolli, çokas. Tokën gotat. Toke me mua!
  • 6. Bashkoj, përziej, bëj tok. Tok miellin me vezë.

TOK ndajf.

  • 1. Bashkë, grumbull a grup, të gjithë së bashku, të gjithë në një vend. Ecnin (rrinin) tok. U bënë tok. U mblodhën tok.
  • 2. Së bashku, bashkë me mua a me një tjetër. Erdhëm tok. Isha tok me të.
  • Së toku së bashku, bashkërisht.