Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

reaksionar

Nga Wiktionary

REAKSIONAR m.

  • Pjesëtar i forcave të reaksionit, kundërrevolucionar; ai që përkrah dhe mbështet reaksionin; kundërshtar i përparimit shoqëror ose kulturor, përkrahës i prapambetjes. Reaksionarët e jashtëm (e brendshëm). Reaksionar i tërbuar. Bandë reaksionarësh.

REAKSIONAR mb.

  • 1. Që bën pjesë në forcat e reaksionit, i reaksionit; që mbështet dhe përkrah reaksionin, që i shërben reaksionit. Politikë (ideologji) reaksionare. Pikëpamje (ide) reaksionare. Qëndrim (veprim) reaksionar. Qeveri (organizatë) reaksionare. Forca (qarqe) reaksionare. Element reaksionar. Vend reaksionar. Shkrimtar reaksionar. Libër (film) reaksionar. Shtypi reaksionar. Ka përmbajtje (qëllime, synime) reaksionare. Luan një rol reaksionar.