Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

qemer

Nga Wiktionary

QEMER m.

1. Hark prej guri, prej tulle a prej betoni që bëhet sipër dyerve, dritareve etj. ose që kalon nga një këmbë e urës në tjetrën, nga një shtyllë e një ndërtimi në tjetrën etj. Qemeri i portës. Qemeri i oxhakut. Qemeri i urës. Qemer guri (tulle). Gurët e qemerit. Urë (portë, shkallë) me qemer. I bëri qemer.

2. Pjesë e lakuar e diçkaje; hark. Qemeri i këmbës (i shputës).

3. vjet. Brez i fortë prej lëkure ose prej leshi, që ngjishej në mes për të shtrënguar trupin, për të mbajtur para ose për zbukurim, kur ishte i stolisur. Qemer burrash (grash). Qemeri i nuses. Qemer leshi (lëkure). Lidhi (shtrëngoi, liroi) qemerin.

4. Rrethi i sipërm i pantallonave, që shtrëngon trupin në mes; vetulla e një pëlhure a e gunës. Qemeri i pantallonave. I vuri qemerin.

  • Urë pa qemer diçka jo shumë e qëndrueshme, diçka e dobët. Ka dalë (prej) qemerit dikush ka marrë rrugë të keqe, është shthurur. E ka qemerin kordhë shih te KORDH/Ë,~A.