Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

pite

Nga Wiktionary

PITE f.

1. Shtresë e hollë brumi në trajtë të rrumbullakët, që piqet në furrë, mbulohet me kimë, me djathë etj. dhe hahet e ngrohtë. Pite me kimë (me djathë).

2. Bukë e hollë e gatuar me miell të situr dhe e pjekur në çerep ose në furrë. Pite e grunjtë.

3. krahin. Byrek i gatuar me petë të holla, me gjalpë, me vezë, me kos, me djathë etj. Pite me kos e me vezë. Holloi një pite.

4. Hojëzat e bletëve, huall mjalti. Pite natyrore (artificiale). Pite dylli. Heq (vë) pitet.

5. Rrotull e sheshtë me fletë trëndafili të ngjeshura dhe të thara në hije, e cila mbahet për erë të mirë.