pakënaqësi
Appearance
PAKËNAQËSI f.
- 1. vet. nj. Të qenët i pakënaqur nga dikush a nga diçka; ndjenjë e pakëndshme, që kemi kur nuk na plotësohet një dëshirë, një kërkesë etj. ose kur nuk na pëlqen diçka. Pakënaqësi e përgjithshme. Ndjenja e pakënaqësisë. Shfaqje (shprehje) pakënaqësie. Shkaktoi (ngjalli, mbolli, nxiti) pakënaqësinë.
- 2. Ankesë për diçka që nuk na është plotësuar sipas kërkesës a dëshirës. Kishte një pakënaqësi. I zhdukën pakënaqësitë.