Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

gris

Nga Wiktionary

GRIS kal.

1. Bëj copë-copë një letër, një rrobë etj., duke e tërhequr fort e menjëherë; i heq një rrip a një copë diçkaje, duke e kapur në diçka të mprehtë; çjerr, shqyej. Gris letrën (biletën, fletoren). Gris këmishën (pantallonat). E grisi copa-copa.

2. Ha pak e nga pak rrobat, këpucët etj., duke i përdorur për një kohë të gjatë. E grisi pallton (kostumin). I grisi këpucët (çorapet). I (e) grissh me shëndet! ur.

3. Gërvisht, çjerr. Gris faqen (krahun, këmbën). E grisi macja.

4. fig. Nuk e zbatoj një marrëveshje a një zotim, hedh poshtë një marrëveshje. E grisën marrëveshjen (traktatin).

5. vet. veta III fig. poet. Çan, shpërndan; përhapet menjëherë a papritur në një mjedis dhe prish gjendjen e mëparshme. Dielli grisi retë. Drita grisi errësirën. Një britmë e fortë grisi qetësinë.

6. fig. bised. Kaloj, kapërcej; mbaroj e nuk kthehem më prapa. E grisi sëmundjen. Gris jetën. Siç e nisi do ta grisë. fj. u.

  • Ia grisi (ia çori) maskën shih te ÇJERR 4. I grisi zemrën (shpirtin) e lëndoi shumë, i shkaktoi dhembje, i çori zemrën. Ferra e nisi, ferra e grisi i varfër lindi, i varfër vdiq, me halle filloi, me halle mbaroi. Gris (prish) gjirin, arno pëqirin! fj.u. thuhet kur dikush prish a dëmton një punë të madhe e të rëndësishme për të bërë diçka të vogël; prish bucela e bëj kënaçe.