Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

fonetik

Nga Wiktionary

FONETIK mb. gjuh.

1. Që ka të bëjë me tingujt e të folurit a të gjuhës; që lidhet me fonetikën, që i përket fonetikës, i fonetikës. Sistemi fonetik. Struktura fonetike. Dukuri fonetike. Ligj fonetik. Veçori fonetike. Analizë fonetike.

2. Që ka një shkronjë të veçantë për çdo tingull a fonemë (për alfabetin); që shkruhet ashtu si shqiptohet, që mbështetet tërësisht a kryesisht te shqiptimi. Alfabeti fonetik. Drejtshkrim fonetik. Sipas parimit fonetik.