Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

ekonomik

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Mbiemër

[redaktoni]

ekonomik mb.

  1. Që ka të bëjë me tërësinë e marrëdhënieve në prodhim të një rendi të caktuar shoqëror; që ka të bëjë me prodhimin, shpërndarjen dhe konsumin e të mirave materiale. Baza ekonomike. ek. Rend ekonomik. Ligj ekonomik. Reformë ekonomike. Revolucion ekonomik. Luftë ekonomike. Jeta ekonomike.
  2. Që ka të bëjë me organizimin dhe me drejtimin e ekonomisë, që lidhet me gjendjen materiale e financiare të një vendi, të një krahine, të një dege të prodhimit shoqëror, të një ndërmarrjeje prodhimi etj.; që ka të bëjë me ekonominë e një vendi. Politikë ekonomike. Plan ekonomik. Veprimtari ekonomike. Përparim (zhvillim) ekonomik. Prapambetje ekonomike. Bashkëpunim ekonomik. Marrëdhënie ekonomike. Ndihmë ekonomike. Organizatë ekonomike. Organ ekonomik. Delegacion ekonomik. Bllokadë ekonomike.
  3. Që ka të bëjë me një sektor a njësi të caktuar të ekonomisë ose me pronën, e cila i përket dikujt a administrohet prej tij. Ndërmarrje ekonomike. Mjetet ekonomike.
  4. Që ka të bëjë me studimin e tërësisë së marrëdhënieve në prodhim në një rend të caktuar shoqëror, që ka të bëjë me studimin dhe me njohjen e ekonomisë. Shkencat ekonomike. Gjeografia ekonomike. Hartë ekonomike. Revistë ekonomike.
  5. Që bën të mundshëm a lehtëson shpenzimin me masë e me kujdes të mjeteve e të lëndëve ose kursimin e tyre; që nuk harxhon shumë, që jep mundësi të kursesh; që është me leverdi për ekonominë. Metoda ekonomike. Kuzhinë (sobë) ekonomike. Makinë ekonomike.