ditë
DITË f.
1. Koha kur lind dielli e derisa perëndon, koha që kur gdhin e derisa ngryset; drita e diellit gjatë kësaj kohe; moti gjatë kësaj kohe; kund. natë. Ditë e gjatë (e shkurtër). Ditë të bukura. Ditë të kthjellëta (të vrenjtura). Ditë e ftohtë (e nxehtë). Gjithë ditën e ditës nga mëngjesi deri në mbrëmje. Gjatë ditës. Fillimi (mesi, mbarimi) i ditës. Zgjatet (rritet, shkurtohet, zvogëlohet) dita. Mori dita u rrit, u zgjat. U thye dita kaloi mesdita, erdhi pasdrekja. Është ditë. U bë ditë u gdhi. Iku (u ngrys) dita u ngrys. Me ditë me dritë dielli, pa u errur. Pa hapur (pa gdhirë, pa zbardhur) dita. Sa pa rënë dita. E bëri ditë. Ditë me re (me shi, me diell). Dita e mirë duket që në mëngjes. fj.u.
2. Koha prej njëzet e katër orësh, gjatë së cilës Toka bën një rrotullim të plotë rreth boshtit të vet; koha prej njëzet e katër orësh, që llogaritet zakonisht prej mesnate në mesnatë dhe që merret si masë. Ditë kalendarike. Ditë diellore koha nga një mesditë në mesditën tjetër. Ditë hënore kohë prej katërmbëdhjetë ditësh. Ditët e vitit (e muajit, e javës). Para (pas) disa ditësh. Kaluan edhe dy ditë. Mbushi pesë ditë foshnja. Ka shumë ditë që s'e kam parë. Është punë (çështje) ditësh do të kryhet, do të arrihet etj. së shpejti.
3. Një kohë e caktuar brenda javës, muajit a vitit, gjatë së cilës kryhet a vazhdon një punë, një veprimtari; koha e zënë ose jo me një punë a veprimtari; koha e punës brenda njëzet e katër orëve; puna që bëhet gjatë kësaj kohe. Ditë e lodhshme (e ngarkuar, e qetë). Ditë pune. Ditë mësimi. Ditë punëtore. bised. ditë pune. Ditë aksioni. Ditë pazari. Ditë pushimi. Ditë feste. Dita e punës. Dita e pastrimit. Nxënës (student) i ditës. Shërbimi i ditës. Roja e ditës. Paguhen për ditën e sotme (e djeshme, e nesërme). I shkoi (i iku) dita. Ka munguar pesë ditë. Ka bërë dy ditë më shumë. Do (kërkon) dy ditë kjo punë. E paguante me ditë.
4. bised. Paga për punën brenda njëzet e katër orëve, pagë ditore. Ditë e plotë. I dha (ia preu) ditën. I ecte dita. E kishte ditën të ulët (të lartë).
5. Një datë kalendarike, e cila lidhet me një ngjarje të caktuar. Ditë e shënuar. Dita e themelimit të Partisë (e Çlirimit, e Pavarësisë). Dita e Mësuesit (e Gruas, e Pionierit, e Fëmijëve, e Ushtrisë, e Shtypit, e Dëshmorëve). Dita e 1 Majit. Dita e Verës. etnogr. dita e parë e marsit, kur festohet ardhja e pranverës, kryemoti. Dita e stërvitjes (e provimit). Dita e lindjes. Dita e martesës. Dita e zgjedhjeve. Dita e pashkës (e bajramit). fet. Dita e takimit me prindërit. Ditë zie. Caktuan (prenë) ditën. Kam ditën për kontroll (për vizitë).
6. vet. Pjesë e një periudhe të jetës së njeriut, të një epoke etj.; koha që lidhet me një moshë, me një epokë a me një periudhë të caktuar; vetë kjo moshë, kjo epokë a kjo periudhë. Ditët e rinisë (e pleqërisë, e vajzërisë, e djalërisë). Në ditët tona në kohën tonë; në kohën e sotme. Në ato ditë. Ishin ditë të bukura (të rënda, të vështira, të gëzuara, të stuhishme, të arta).
7. kryes. Koha sa jeton dikush; jeta e njeriut. I ngrysi ditët. Shtynte ditët. I ka ditët të numëruara edhe pak ditë i kanë mbetur që të rrojë, do të vdesë së shpejti. Marsh nga ditët e mia! ur. Iu nxiftë dita! (iu nxifshin ditët!). mallk. T'u preftë (t'u shkurtoftë) dita! mallk.
8. Masë popullore për kohën sa zgjat një udhëtim, një punë etj. Tri ditë udhë me këmbë (me kalë). Duhen dhjetë ditë punë për të bërë murin (për të hapur kanalin, për të lëruar arat).
9. Kohë e pacaktuar; çast, kohë. Një ditë njëherë, dikur. Një ditë prej ditësh njëherë, dikur. Një ditë të bukur një ditë prej ditësh. Që ditën ... Ditën që... Edhe sot e kësaj dite deri tani, deri (më) sot. Sot e gjithë ditën. Do të vijë dita kur ... Do të vijë ajo ditë. Ia gjeti ditën dikujt ia gjeti rastin a çastin më të volitshëm për t'i thënë, për t'i dhënë a për t'i kërkuar diçka, për ta dëmtuar a goditur etj.
10. si mb. DITËS (i,e). Që i përket pikërisht kohës sonë, që lidhet me periudhën kur jetojmë; që ka rëndësi tashti, që vlen a përdoret tashti ose që duhet zgjidhur sa më parë; që është bërë brenda ditës e që është caktuar për atë ditë. Çështje e ditës. Detyrë e ditës. Këngë të ditës. Gjellë të ditës. E vlerësonte si problem të ditës. S' është e ditës.
- Nga dita në ditë
a) shumë shpejt, në njërën prej ditëve më të afërme, së afërmi;
b) për çdo ditë që kalon, nga njëra ditë në tjetrën. Ditë e natë vazhdimisht, pa pushim. Në ditë të pikës shih te PIK/Ë,~A. Në mes (në pikë) të ditës sheshit; hapur. Ia preu ditën (orën, jetën) dikujt shih te PRES I. Rendi i ditës shih te REND,~I II. Në sy të ditës shih te SY,~RI 9. Urdhër dite shih tek URDH/ËR,~RI 2. Ç'je bërë në (më) këtë ditë! ç'arrite në këtë gjendje të keqe!, ç'je katandisur kështu! T'u bëftë dita një mijë! ur. t'u zgjattë jeta, rrofsh e qofsh sa malet! S'i ka bërë ende ditët edhe mospërf. është ende i vogël e pa përvojë, s'është bërë ende për diçka. E bëj natën ditë shih te NAT/Ë, ~A. Bli ditë e shko shih te BLEJ. Është në ditë të errët shih tek ERRËT (i, e). Ishte në ditë (në pikë) të hallit shih te HALL,~I. Është në ditët e veta është gati të lindë, do të lindë së shpejti (për gruan shtatzënë). Janë (ndryshojnë) si nata me ditën shih te NAT/Ë,~A. Është (vë, mbetet) në rendin e ditës shih te REND,~I II. S'ka dasmë çdo ditë (për ditë) fj.u. shih te DASM/Ë,~A. I ka ditët të shkurtra shih te SHKURTËR (i, e). Më tepër ditë se kuleç është në gjendje të vështirë ekonomike, nuk i del buka. Erdhi dita e tij erdhi koha e çasti kur dikush mund të plotësojë dëshirat a qëllimet që ka pasur a kur dikush bëhet i fuqishëm, i pushtetshëm. Kur të bëhen dy ditë bashkë iron. asnjëherë, kurrë. Dita ka sy e nata ka veshë fj. u. shih te VESH,~I. Kush ka ditën të mos presë mesditën fj. u. dita do shfrytëzuar që në mëngjes, s'duhet shtyrë puna për më vonë. Paraja e bardhë për ditë të zezë vjet. shih te PARA,~JA. S'shëndoshet (s'majmet) kau ditën që do të theret fj. u. shih te KA,~U. Ditë polare pjesë e vitit në zonat a rrethet polare, gjatë së cilës Dielli nuk perëndon për afro një gjysmë viti.