copë
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]copë f. sh. -
- Pjesë e diçkaje të ngurtë, që është thyer, është shkëputur ose është ndarë nga e tëra. Copë e vogël (e madhe). Një copë bukë (djathë, mish). Një copë byrek. Copë teli. Copë tulle (guri, druri). Copë predhe. Copë pasqyre. Një copë letre. Copëra metali. I këput një copë. Thyej një copë. Heq një copë. Ha një copë. Pres në copa. Ndaj në dy copa. Kush kërkon copën e madhe, humbet edhe të voglën. fj.u.
- Pjesë e diçkaje në përgjithësi, pjesë e një të tëre; një pjesë kohe, jete etj. Një copë tokë. Një copë rrugë. Një copë e jetës. Një copë kohë. Një copë herë një farë kohe, ca kohë, jo gjatë. Copëra bisedash. Gjumë me copa gjumë i ndërprerë, gjumë copa-copa. E bëj rrugën me copa e bëj rrugën pjesë-pjesë, duke u ndalur kohë pas kohe, jo menjëherë. Një copë një të tërë, pa e ndarë në pjesë.
- Pjesë e shkëputur nga një vepër letrare ose artistike. Copa këndimi. Copa letrare. Copa muzikore. Copa melodish. Copa të zgjedhura.
- Pjesë e një stofi ose e një pëlhure, që mjafton për të qepur një veshje, stof ose pëlhurë aq sa na duhet për një veshje; stof a basmë. Copë e bukur (e shtrenjtë, e lirë). Copë për fustan (për fund). Copë pantallonash. Blej një copë. Çoj një copë për të qepur.
- sh. ~ë, ~ët. Një send i veçantë në numrin e sendeve të njëjta (si njësi numërimi); një send si njësi për të llogaritur normën, punën, pagesën etj. Njëqind copë libra. Dyqind copë dërrasa. Pesë copë fshatra. Punë me copë. Shpërblim (pagesë) me copë. Shiten me copë.
- fig. Përdoret pranë një emri për të treguar me mospërfillje një send a një njeri të vogël e të pavlerë; përdoret pranë një emri për të treguar, zakonisht me keqardhje, një njeri që është i pafuqishëm, i dobët e fatkeq, që është për t'u mëshiruar. Një copë letër. Një copë burrë. Një copë grua. Një copë nuse. Një copë mësues. Një copë plakë. Një copë fëmijë. Atë copë shtëpi
- Pjesë e një dege të njomë ose e një filizi të një bime, që përdoret për shumëzimin e saj; kalem. Copa ulliri. Copa për mbjellje. Shumëzim me copa. Shtoj me copa.
- thjeshtligj. Vajzë a grua e bukur. Alamet copë.
- Bëhem copë (copa, copash)
- a) plagosem, vritem rëndë, dërrmohem, copëtohem keq;
- b) përpiqem me të gjitha forcat, bëj ç'është e mundur për të arritur diçka; përpiqem shumë për dikë, nuk kursehem, s’lë gjë pa bërë për të. E bëri copë (thërrime, copë e çikë, copë e kothere, copë e thërrime, copë e grimë) shih te bëj. E bëri copë (këmbën etj.) e plagosi rëndë, e vrau keq, e dërrmoi, e copëtoi keq.
- Bie copë
- a) përpiqem me të gjitha forcat, bëj çmos; jepem me mish e me shpirt pas diçkaje;
- b) robtohem e lodhem sa s’ka ku të vejë më. I ra copë iu ça e iu sëmur keq (një pjesë e trupit). Copë të bëhet! të ngjasë ç'të ngjasë!, të bëhet ç’të bëhet!, çfarëdo që të ndodhë le të ndodhë! Dy copash të bëhesh! të mos lësh gjë pa bërë; copë të bëhesh! Copë e çik (copë e gojë, copë e trokë, copë e kothere, çikë e thërrime) i grisur si mos me keq, rrecka-rrecka. Ia thashë copë dikujt. Ia thashë hapur në sy, troç; ia thashë një të vërtetë ashtu siç është, pa zbukurime dhe prerazi. (Një) copë mish me dy sy përçm. shih te mish,~i. Si një copë bukë shih te bukë, ~a. Më ranë këmbët copë nuk lashë vend pa kërkuar dikë a diçka. Iu bë zemra (shpirti) copë (plagë) u pikëllua shumë, ndjeu një dhembje të madhe. U bënë thelë e copë shih te thelë,~a. Ia bëri samarin copë shih te samar,~i. U bë copë e thërrime shih te thërrime,~ja. Ku të tregojnë copën e madhe marr lugën e vogël fj. u. shih te lugë,~a.[1]
Etimologjia
[redaktoni]Shqiptimi
[redaktoni]Sinonime
[redaktoni]Antonime
[redaktoni]Fjalë të prejardhura
[redaktoni]
|
|
|
Referencat
[redaktoni]- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0