Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

mision

Nga Wiktionary

MISION m. sh

  • 1. libr. Detyrë e përkohshme me përgjegjësi, që i ngarkohet dikujt për ta kryer jashtë qendrës së vet të punës; puna që i ngarkohet të bëjë dikush; shërbim. Mision zyrtar (sekret). Mision ushtarak (kulturor, shkencor). U nis (e dërguan) me mision. Ishte me mision. E kreu misionin.
  • 2. dipl. Përfaqësi e përhershme diplomatike e një shteti në një shtet tjetër ose pranë një organizate ndërkombëtare; grupi i njerëzve që punojnë në këtë përfaqësi; ndërtesa ku janë vendosur zyrat e kësaj përfaqësie. Mision diplomatik. Misioni shqiptar në OKB.
  • 3. dipl. Delegacion zyrtar që dërgohet nga një shtet në një shtet tjetër për të kryer një detyrë të posaçme. Mision ushtarak ( ekonomik, tregtar). Mision i posaçëm. Kryetari i misionit.
  • 4. fet. Grup priftërinjsh të krishterë etj. që dërgohen nga qendra në vende të ndryshme (sidomos në vende me popullsi jo të krishterë e në vende të prapambetura) për të përhapur dogmën fetare e për të zhvilluar veprimtari të shumanshme reaksionare; organizata e këtyre të dërguarve të kishës (në vendet ku vepron kisha e krishterë). Mision fetar (katolik). Mision shëtitës.
  • 5. fig. Roli që ka dikush a diçka në një fushë të caktuar të jetës shoqërore, shkalla e pjesëmarrjes dhe e ndikimit në një veprimtari shoqërore; detyrë. Mision i lartë (i madh, i rëndësishëm). Mision historik. Misioni i proletariatit. Misioni i rinisë (i gruas, i organizatës së frontit). Misioni i mjekut (i pedagogut, i shkencëtarit). Misioni i artit (i letërsisë).