Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

minë

Nga Wiktionary

MINË f.

  • 1. Armë e posaçme e mbushur me lëndë shpërthyese, që vendoset nën dhe a nën ujë ose që lëshohet me mjete të posaçme për të hedhur në erë ura, për të shkatërruar mjetet e lëvizshme, për të dëmtuar forcat e gjalla të armikut etj. Minë elektrike (me sahat). Minë kundër këmbësorisë (kundërtanke). Fushë me mina. Shpërthimi i minave.
  • 2. Minierë. Minë qymyrguri. Minë floriri (bakri). Inxhinier minash.
  • 3. Vrimë e çelur në një shkëmb a në diçka tjetër të fortë, e cila mbushet me dinamit për ta hedhur në erë; mbushja shpërthyese që vendoset në këtë vrimë. Mbushin minat me dinamit. Plasën minat.
  • 4. fig. shih MINIER/Ë,~A 2. Arkivi është një minë me dokumente. Minë ari burim me vlerë të madhe.
  • 5. fig. Mjet që përdoret nga dikush për të shkatërruar një punë, një plan etj.; veprimtari e fshehtë për të prishur një punë. I vuri minat diçkaje e shkatërroi, e prishi; e sabotoi, e minoi.
  • Fushë me mina fushë veprimtarie a detyrë me shumë rreziqe të papritura. I shpërtheu (i plasi) mina ndër duar nuk mundi dot të vinte në jetë planin e tij sabotues, sepse u zbulua; e pësoi vetë të keqen që donte t'ia bënte dikujt tjetër.