Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Hazret Musai (Arab: ٰمُوسَى‎) është pejgamberIslam. Ai ishte dërguar tek Faraonit në Egjipt, t'i udhëzoj Izraelitët dhe t'i paralajmëroj ata. Historia e Musës gjithashtu përmendet në Kuran. Allahu thotë në Kuran:

Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber. Dhe Ne e thirrëm nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t’i folur (të dëgjojë bisedën tonë). Nga mëshira Jonë i dhamë vëllain e tij Harunin, Pejgamber. (Merjem 9:51-53)

Historia

Redakto
 
Mekami e Musait ne Jeriko, Palestine

Musa lindi në një familje izraelite që jetonin në Egjipt. ai lindi në kohë kur Faraoni i kishte robëruar izraelitët pas kohës së profetit Jusufi Një ditë Faraoni e pa në ëndërr se mbretëria e tij po u ndigjte përveç izraelitët. Kur Faraoni e tregoi këtë ëndërr tek priftërinjtë, ata thanë se Faraoni dhe mbretëria e tij do të rrëzohet nga një djalosh. Pasi e ndëgjoi këtë, Faraoni urdhëroi që çdo mashkull të vritet. Por ekspertat e ekonomisë thanë se kjo do të jetë humbje e madhe. Kështu që ata urdhëruan që një vit t'i vrasin meshkujt e një vit të mos i vrasin. Haruni u lind në vitin kur foshnjat do të shpëtonin, por Musa u lind kur foshnjat do të vdesin. Në atë vit kur u lind Musa, nëna e tij e hodhi në det në mënyrë që të mos vdes foshnja e saj (dmth Musa). Pastaj gruaja e Faraonit Asija e gjeti Musën dhe i tha Faraonit që ta adoptoj. Musai u rrit mes shtëpisë së prindërve të tij dhe pallatit të faraonit. Kur mbushi moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, ai dallohej për urtësi dhe mençuri. Pas një kohe Musa shkoi për në Egjipt dhe u drejtua tek shtëpia e nënës së tij. Pasi u takua bashkë me familjarët, ai bashkë me Harunin u nisën tek faraoni. Kur vajtën tek porta e pallatit, rojet nuk i lejuan të hyjnë brenda. Musai a.s u tha se ishte i dërguar dhe rojet menduan se ishte i dërguari i ndonjë mbreti dhe e lejuan të hyjë tek faraoni. Misioni i Musait a.s ishte që të nxjerrë Beni Israilët nga Egjipti. Pasi i tha disa fjalë Musa faraonit, faraoni nuk deshi që ta ndëgjonte. Pastaj Musa me shkopin e tij bëri mrekullin e tij i cili Zoti i'a jepi, por faraoni e akuzoi atë, madje e sfidoi përball magjistarëve.

Përballë magjistarëve

Redakto

Këta magjistarët ishin të famshëm. Musa i paralajmëroi për pasojat e tyre po të vazhdonin duke i mashtruar njerëzit. Kur i dëgjuan fjalët e mësipërme të Musait, filluan të diskutojnë mes njëri-tjetrit, pasi e kuptuan që nuk ishin fjalë të një magjistari. Ata shkuan te faraoni dhe e pyetën: Nëse fitojmë, a do të shpëblehemi? Faraoni i'u përgjigj: Po, do të jeni të afërmit e mi. Nëse e thyeni me magjinë tuaj Musain, do t'u emëroj në postet më të lartë pranë meje. Kjo ua shtoi lakminë më shumë magjistarëve. Ata u bën rresht, ndërkohë Musa ishte me Harunin që e kishte përballë. Dyzet magjistarët e faraonit hodhën përtokë shkopinjtë dhe litarët e tyre, të cilët menjëherë filluan të lëvizin dhe të përdridhen si të ishin gjarpërinj. Kjo skenë e magjepsi edhe vetë Musain. Pastaj Musa e hodhi shkopin e tij dhe u shndërrua në gjarpër dhe filloi të përpijë të gjithë shkopinjtë dhe litarët e magjistarëve. Kjo skenë i siguroi magjistarët se ajo që sapi kishin parë nuk mund të ishte magji. Për të treguar se magjistarët e pranuan menjëherë të vërtetën. Në Kuran thotë: Atëherë magjistarët ranë në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e Harunit dhe Musait” (Taha 20:70). Ajo që kishin parë me sytë e tyre nuk ishte magji, por ishte një mrekulli me burim hyjnor. Ky reagim i magjistarëve, e xhindosi faraonin. Faraoni u ngrit dhe tha: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?!" (Taha 20:71). Pas kësaj reagimi faraoni i'u tha atyreve: Do t'ju nxjerr nga qyteti, pasi që ai i akuzonte Musain dhe magjistarët. Pastaj me fjalë kërcënuese Faraoni i'u tha: "Unë do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t’ju var në trungjet e palmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim.” (Taha 20:71).

Ndarja e detit

Redakto

Kur Musa i liroi të gjithë të cilit ishin skllavë të faraonit, Faraoni dhe ushtria e tyre menjëherë i'u vërsulën pas tyre. Në këtë kohë, Musai a.s bashkë me popullin e tij kishin mbërritur në brigjet e detit të Kuq. Nga larg, ata dalluan ushtrinë e faraonit që u ishte qepur pas. Ishte një mrekulli tjetër që Zoti ia dha Musait a.s dhe të cilën e panë me sytë e tyre hebrenjtë dhe ushtria e faraonit. Deti u nda në dy pjesë, ku secila i ngjante një mali të lartë. E veçantë është se edhe rruga ku ishte hapur deti nuk ishte e lagësht, por e thatë, që bijtë e Izraelit të kalojnë pa mundim. Faraoni bashkë me ushtrinë qëndruan para detit. Ai kishte frikë dhe hezitoi t'i ndjekë nga pas bijtë e Izraelit, por kali i tij u turr me vrap në rrugën që ishte hapur. Pas tij u turr e gjithë ushtria. Me të kaluar izraeliti i fundit nga deti, para se faraoni të dalë, dy pjesët e detit bashkohen sërish. Pas mbytjes Faraonit i erdhen meleket(engjejt) qe marin ne pyetje besimtaret dhe jo besimtaret dhe ai u tha: Besoj ne Zotin e Musait a.s dhe te Beni Izralileve (bijeve te Izraelit) pasi ashtu jane quajtur Hebrenjt ne kohen e Musas a.s por ata i than gjenjen ti nuk beson ne Zotin e Musas a.s por ti bere shirk(mohim) me ze te lart duke then qe:Une jam Zoti juaj me i Larte dhe pas mbytjes se tij Allahu e la trupin e Faraonit si shembull per njerzit e atehereshem dhe brezat qe erdhen me pas. Ne nje ajet Kuranor thuhet:'E ne e nxorrem trupin e tij (Faraonit) nga deti pas mbytjes per ta lene si shembull per brezat e atehershem dhe brezat qe vin me pas'

Shpallja e Teuratit

Redakto

Pas mbytjes së Faraonit, Musa dhe populli i tij u nisën drejt malit Tur. Në malin Tur për tridhjetë netë Musait do t'i shpallte Teurati i cili do t'i rregullonte marrdhëniet mes Beni Izrailëve.

Ndodhia e lopës

Redakto

Gjatë dyzet viteve që hebrenjtë kaluan të humbur në shkretëtirë, ndodhin një sërë ngjarjesh. Njëra prej tyre është dhe ajo e lopës e cila ceket në Kuranin fisnik. Një ditë, Benu Israilët gjejnë një burrë nga elita e tyre të vrarë pa ditur kush e kishte vrarë. Pasi u lodhën duke hetuar vrasësin, vajtën tek Musai a.s dhe i treguan si qëndronte puna. Musai a.s u përgjigj se nuk e dinte kush ishte vrasësi, veçse po ti shpallej nga Zoti. Musai iu lut Zotit dhe atij iu shpall që për të mësuar vrasësin u duhej të thernin një lopë. Kur e ndëgjuam këtë ata u çuditën duke i thënë Musait: Ne kemi ardhur ta qajmë hallin, kurse ti na urdhëron të therim një lopë? Kur panë se Musai e kishte seriozisht këtë, i kërkuan sqarime të mëtejshme lidhur me lopën që u duhej të thernin. Menjëherë hebrenjtë filluan të kërkojnë rreth kësaj lope. Pas mundimeve të shumta, cilësitë e saj i gjetën vetëm tek lopa e një jetimi. Të afërmit e tij, dëgjuan si qëndronte puna dhe e këshilluan jetimin që të mos ua shesë veçse me një çmim tejet të lartë. Përveç cilësive dhe tipareve të rralla që kjo lopë i kishte, ajo kërkohej për të zbuluar vrasësin e një burri nga paria e hebrenjve dhe njëkohësisht shumë i pasur. Hebrenjtë shkojnë tek jetimi dhe e pyesin nëse e shet lopën. Jetimi u përgjigjet se e shet, por u kërkoi flori aq sa peshonte lopa. Ata mbetën me gojë të hapur nga ky çmim dhe menjëherë vajtën tek Musai a.s t'i qajnë hallin. Por Musai a.s u tha:"Vetë e keni fajin! çështja ishte më e lehtë në fillim kur u kërkua të thernit një lopë. Tiparet dhe hollësitë e tjera ju i kërkuat vetë dhe tani duhet të paguani!" Duke qenë se familjarët e të vrarit donin ta dinë kush ishte vrasësi, pranuan ta blejnë lopën me çmimin e caktuar nga jetimi. Me këtë, Zoti pasuronte dhe përmirësonte jetesën e jetimit dhe njëkohësisht ndëshkonte kokëfortësinë e hebrenjve. Ata e blenë lopën dhe e therën. Pastaj vajtën tek Musai a.s dhe i thanë:"Ja, e therëm lopën dhe sërish nuk dimë kush e ka vrarë." Musai u tha:"Pritni një copë mishin prej saj dhe me të goditni kufomën e të vrarit!" Kur e respektuan këtë urdhër dhe e goditën të vdekurin me mishin e lopës, ai u ngrit në këmbë i gjallë. I vdekuri që u ringjall u tregoi kush e kishte vrarë dhe vdiq sërish. I pa të meta është Ai që ngjall të vdekurit! Kjo ishte një mrekulli tjetër që i shtohej zinxhirit të mrekullive që panë me sytë e tyre Benu Israilët. Megjithatë, zemrat e tyre vazhdonin të ngurta siç kishin qenë.

Titulli

Redakto

Musa i'u dha titulli Kalimullah (arabishtكليم الله ai i cili i foli Allahut) në Islam.

Israja dhe Miraxhi

Redakto

Muhammedi e takoi Musën gjatë udhëtimit të tij, Sipas mendimeve të Sunnive: Muhammedi dhe Musa u përshëndetën me njërin-tjetrin, poashtu thuhet se Musa filloi të qaj pasi që ndjekësit e Muhammedit do të jenë me numër të madhe që do të shkojnë në Xhenet sesa numri i ndjekësve së tij. Kur Zoti i urdhëroi Muhammedin dhe ndjekësit e tij që të falen pesëdhjetë herë. Kur Musa e ndëgjoi këtë urdhër prej Muhammedit, ai e këshilloi Muhammedin që me ul namazin për ndjekësit e tij. Kështu vazhdoi derisa Zoti e urdhëroi që të falen pesë herë.