Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Ksenofobia

mospëlqim i asaj që perceptohet të jetë e huaj apo e çuditshme

Ksenofobia (greqisht: ξένος - ksenos, që dmth. "i huaj" dhe, φόβος - fobos, që do të thotë "frikë") [1] është frika ose urrejtja ndaj asaj që perceptohet të jetë diçka e huaj ose e çuditshme, frika prej të huajve. [2] [3] [4] Më konkretisht, ajo është një shprehje e konfliktit të perceptuar midis një grupi të brendshëm dhe një grupi të jashtëm dhe mund të shfaqet me dyshime në aktivitetet e tjetrit, dëshira për të eleminuar praninë e tij ose tyre dhe frika e humbjes së identitetit kombëtar, etnik ose racor. [5][6]

Përmbledhje

Redakto

Ksenofobia mund të manifestohet gjithashtu në formën e "glorifikimit jokritik të një kulture tjetër" ku kultura në fjalë i atribuohet "cilësive joreale, stereotipike dhe ekzotike". Deklarata dhe Programi i Veprimit i Vjenës nga viti 1993 u bën thirrje të gjitha qeverive të marrin masa urgjente dhe të zhvillojnë politika të forta për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format dhe manifestimet e racizmit, ksenofobisë dhe formave të ngjashme të intolerancës dhe, nëse është e nevojshme, të miratojnë legjislacionin e duhur, duke përfshirë edhe masat ndëshkuese.[5]

Një artikull përmbledhës i vitit 1997 mbi ksenofobinë thotë se ajo është "një element i një lufte politike për atë se kush ka të drejtë të kujdeset nga dhe për shtetin dhe shoqërinë: një luftë për të mirën kolektive të shtetit modern". [7]

Sipas sociologut italian Guido Bolaffi, ksenofobia mund të shfaqet gjithashtu si një "ekzaltim jokritik i një kulture tjetër" që i përshkruhet "një cilësie joreale, stereotipike dhe ekzotike". [5] Madje edhe gjenocidi dhe shovinizmi mund të konsiderohen si forma ekstreme të manifestimit të ksenofobisë. [6] Sot ekzistojnë dy forma kryesore të manifestimit të ksenofobisë:

  • Ksenofobia sociale, dhe
  • Ksenofobia kulturore

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Hogan, Jackie (2008). Gender, Race and National Identity: Nations of Flesh and Blood. Routledge. pp. 152–153. ISBN 978-1-134-17406-5
  • Fredrickson, George (30 prill 2009). Racism: A Short History. ISBN 978-1-4008-2431-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Lewis, Wendy (2006). Events That Shaped Australia (në anglisht). New Holland. fq. 102. ISBN 978-1-74110-492-9.
  • Giliomee, Hermann (2003). The Afrikaners: Biography of a People. C. Hurst & Co. Publishers. fq. 383. ISBN 9781850657149. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • S. H. Milton (2001). ""Gypsies" as social outsiders in Nazi Germany". In Robert Gellately and Nathan Stoltzfus (ed.). Social Outsiders in Nazi Germany. Princeton University Press. pp. 216, 231. ISBN 978-0-691-08684-2

Referime

Redakto
  1. ^ Oxford Standard English Dictionary' (OED). Oxford Press, 2004, CDROM version.
  2. ^ "Xenophobia – definition of xenophobia in English from the Oxford dictionary". oxforddictionaries.com. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 14 mars 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Xenophobia – Define Xenophobia at Dictionary.com". Dictionary.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Definition of XENOPHOBIA". www.merriam-webster.com (në anglisht). Marrë më 2019-04-22.
  5. ^ a b c Guido Bolaffi. Dictionary of race, ethnicity and culture. SAGE Publications Ltd., 2003. fq. 332.
  6. ^ a b "International Migration, Racism, Discrimination and Xenophobia" (PDF). International Labour Office; International Organization for Migration; Office of the United Nations High Commissioner for Human Rights. gusht 2001. fq. 2. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 31 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Wimmer, Andreas (1997). "Explaining xenophobia and racism: A critical review of current research approaches". Ethnic and Racial Studies. 20 (1): 17. doi:10.1080/01419870.1997.9993946. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)