Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

C (gjuhë programimi)

This is the stable version, checked on 30 korrik 2022. 1 pending change awaits review.

C është një gjuhë programimi kompjuterike me qëllime gjenerale, e strukturuar në blloqe, procedurale, imperativ e zhvilluar në 1972 nga Dennis RitchieBell Labs për të përdorur me sistemin operativ Unix. C u përdor për të rishkruajtur një version të herët të Unix që ishte shkruajtur në Assembler. Ai është përhapur në shumë platforma të tjera. Megjithëse përdorimi i shumtë ishte për software sistemesh, C-ja përdoret tani edhe në zbatime (zbatime programesh). C-ja ka influencuar edhe gjuhë të tjera shumë të famshme, sidomos C++.

C

Gjuha programuese C , Brian Kernighan and Dennis Ritchie, edicioni origjinal që shërbeu për disa vite si një burim jo formal i gjuhës.
Paradigmaimperativ (procedural) gjuhë implementimi për sistemë
E projektuar ngaDennis Ritchie
ZhvilluesiDennis Ritchie & Bell Labs
Doli më1972
Emetimi i funditC99 / mars 2000
Tipi i disciplinësstatic, weak
ImplementimiGCC, MSVC, Borland C, Watcom C
Ndikuar ngaB (BCPL,CPL), ALGOL 68, Assembly
Ndikoi nëawk, csh, C++, C#, Objective-C, BitC, D, Concurrent C, Java, JavaScript, Limbo, Perl,PHP

Historia

Redakto

C është gjuhë programimi e krijuar në vitin 1972 nga Dennis Ritchie në AT&T Bell Labs. Ritchie ka pagëzuar gjuhën e re i cili e ka quajtur C, thjesht sepse në atë kohë ishte në përdorim gjuha e programimit e quajtur B.

Gjuha C është e njohur sepse është ndër të parat që futi idenë e punës me anë të strukturave të përgjithshme ne programim dhe për ketë arsye themi se është një gjuhë proceduriale programimi.

Procesi i ndërmjetësimit njeri-makinë

Redakto

Të gjitha gjuhëve programuese për komunikim me procesorët ju nevojitet një përkthyes (në tekniken e programimit: kompilator) dhe një intepretues. Kompilatori i përgatit për procesorin instruksionet e shkruara nga programuesi në atë mënyrë që keto instruksione të lexohen dhe me pas ekzekutohen nga makina/kompjuteri.

Cdo platformë e caktuar ka nevojë për kompilatorin përkatës. Kjo është karakteristikë për të tëra gjuhët e kompiluara. Një program i shkruar/koduar në një nga keto gjuhë si: C, Java, ose PERL është thjesht një tekst i cili konsiston një koncept të shumës të fjalëve në gjuhën angleze. Ne kemi përdorun disa programe speciale të quajtura kompajler, ose interpreter/ues për të përkthyer një program në makinën tuaj në program-ekzekutues dhe të gatshëm për punë. Ai është një text format i cili përmban instruksione të shkruara në high-level gjuhë të programimit që do të konvertohet në formatin binarë pas kompilimit. Kodi pas kompilimit quhet kod binar (binary code) mirëpo programi në text format të cilën shpjeguam më lartë quhet burimi i kodit (source code)

Elementi më i vogël i një kodi binar quhet bit apo "from binary digit" i cili mund të ketë vlerën apo "value" 0 ose 1. Nuk duhet ngatërruar me byte i cili përbehet nga 8bit njëri pas tjetrit, ndërsa half a bye (4bits) është një nibble apo cimbisje.

C është një relativitet i vogël i gjuhëve programuese e cila ju bën të ndjeheni më i lirë, ju nuk duhet të mbani mend shumë komanda të C-së që të filloni të programoni në C. Për ato të cilët kërkojnë lehtësi dhe elegancë në një high-level gjuhë programuese, gjuha programuese C është më e mira, dhe gjuha më stabile në egzistim deri më tani. Në fakt C ju lejon të kontrolloni kompjuterin tuaj në "hardware" dhe periferik për atë gjuha programuese C është thirun high-level gjuhë programuese, sepse ju mundëson shumë gjëra të vlefshme.

Shumë gjuhë të tjera të vlerësuara si high-level(te nivelit te larte) janë bazuara në C, për shembull PERL është një gjuhë programuese e cila përdorët në shumë raste nëpër World Wide Web (WWW) për dizajnimin në Internet. Perli në fakt huazon shumë lloje kryesore nga gjuha programuese C. Në qoftë se ti e kupton C, atëher për të mësuar PERL të duhet 1 ditë, sepse kodi është gati i njejtë. Një shembull tjetër është gjuha programuese quajtur C++ orientuar nga objekti për programim shumë lehtë, në këtë temë ndërhyn dhe gjuha programuese JAVA e cila është shumë e lehtë kur ju dini të programoni në C.

C dhe ANSI- standardi.

Në shumë vite standardi de facto për gjuhën programuese C ishte K&R standardi sipas librit të C programimit i cili është shkruar nga Brian Kernighan dhe Dennis Ritchie në vitin 1978, atëherë ka pasur shumë ndryshime jo-zyrtare për të krijuar gjuhën programuese C e cila është prezentuar në K&R standarde.

Ata janë frikesuar se do të humbisnin potencialin e C 'së, dhe një grupë vendasish dhe programuesesh të software-it kërkuan të krijojnë ANSI (American National Standards Institute) i cili është për krijimin e standardit C krijuar në vitin 1989 dhe quajtur si ANSI standard për gjuhën programuese C. Ansi standardi për të zmadhuar C dhe K&R standardet definon një grupë e cila jep C funkcionet dhe mund të gjenden në ANSI C standard library. Tashmë C kompilator ka vetem librarinë standarde dhe kanë të inkluduara disa kompajllera për funksione speficike.

Hardwer për C.

çfarë do kompjuteri i cili ka mundësim për të përmbajtur një C kompilator është në regull (C kompajlleri duhet të përmbajë dhe ANSI standardin). Më shumë mund të keni një PC në tavolinën tuaj me 286PC me disk të fortë deri më 50mb, dhe 1mb memorjë(ram) është një hardware minimal për të punuar në një kompajller bazuar nën DOS.

Softwer për C.

Në qoftëse përdor një makinë nën Unix atëherë ju vetëm keni kompajller të inkluduar në makinën tuaj, pra me këtë preferojmë të përdorni gjuhën programuese C nën Unix.

Lidhje të jashtme

Redakto