Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Ruzhdi Pllana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. dr. Ruzhdi Pllana u lind në Dobërllukë të Vushtrrisë më 15 maj të vitit 1940, vdiq më 20 shkurt 2015, është gjeograf shqiptar.

Prof. dr. Ruzhdi Pllana shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa normalen në Prishtinë në vitin 1960, studimet në Seksionin e Gjeografisë në Universitetin e Novi Sadit në vitin 1966 me sukses të shkëlqyeshëm. Magjistroi në Zagreb në vitin 1973 dhe doktoroi në Prishtinë në vitin 1977. Nga viti 1960 e deri në vitin 1970 punoi nëpër shkolla fillore dhe të mesme të Mitrovicës. Në vitin 1971 zgjidhet asistent në Seksionin e Gjeografisë. Në vitin 1974 zgjidhet ligjërues, ndërsa në vitin 1978 docent e mandej në vitin 1983 profesor inordinar dhe të profesor ordinar në vitin 1994. Gjatë vitit akademik 1978/1979 ka qëndruar për specializim në Universitetin Shtetëror të Moskës" Lomonosov" në katedrën e Hidrologjisë Kontinentale, mandej me bursë të UNDP-së ka qendruar për specializim në " Hydroprojcet" të Bërnos në Çekosllovaki, në vitin 1975, në Institutin Hidrometeorologjik të Tiranës në vitin 1973.

departamentin e GjeografisëFSHMN -së ligjëron lëndët: Klimatologjia me Meteorologji, Hidrologjia dhe Gjeografia nacionale. Ka publikuar mëse 40 punime profesionale e shkencore; ka hartuar dhe i janë botuar katër tekste shkollore. Në cilësinë e anëtarit apo udhëheqësit ka marrë pjesë në realizimin e disa projekteve shkencore-hulumtuese. Ka kryer detyrën e prodekanit për çështje mësimore gjatë viteve 1975—1977, detyrën e shefit të seksionit të Gjeografisë gjatë viteve 1983—1985 dhe 1990—1994. Në periudhën 1985—1989 ka kryer detyrën e ndihmës ministrit të arsimit në Ministrinë e Arsimit, Shkences dhe Kulturës të KSAK për ëështje të Universitetit dhe të shkencës. Me hapjen e studimeve postdiplomike ka kryer detyrën e udhëheqësit të Kolegjiumit të studimeve pasuniversitare (1995/99). Përveç shqipes si gjuhë amëtare, flet dhe shkruan gjuhën serbe e kroate, kurse shfrytëzon literaturën shkencore dhe komunikon relativisht mirë në gjuhën ruse dhe angleze.

Në dhjetor të vitit 2012 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Uzhdi Pllana u lind me 15.05.1940 në fshatin Dobërllukë, komuna e Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë dhe Vushtrri, kurse shkollën e mesme - normale në Prishtinë (1959/60). Studimet në Seksionin e Gjeografisë të Universitetit të Novi Sadit i përfundoi me 1966 me notën mesatare 9.20. Si student i dalluar, ishte bursist i Universiteti dhe dy herë mori shpërblimin e nëntorit te Universitetit të Novi Sadit. Ne vitin 1964 kreu kursin federativ për speleologji dhe gjatë studimeve u përfshi në të gjitha projektet kërkimore speleologjike të profesori të tij. Studimet pasuniversitare i përfundoi ne Universitetin e Zagrebit me 1973, kurse disertacionin e doktoratës e punoi nën udhëheqjen e Prof. Dr. J. Ridjanovic dhe Prof. Dr. T. Shegota nga Universiteti i Zagrebi dhe e mbrojti në Universitetin Prishtinës me 1977.

Pas përfundimit të shkollës normale punoi si mësues në Smrekonicë (1960/62), kurse pas përfundimit të fakulteti si profesor i gjeografisë në shkollën normale në Mitrovicë (1967/70). Në vitin 1971 zgjidhet asistent në Departamentin e Gjeografisë të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, me 1974 ligjërues, me 1978 docent, me 1983 prof. inordinar dhe me 1994 prof. ordinar, me 15.05 2005 u pensionua.

Në qershor të vitit 1973 qëndroi në Institutin Hidrometeorologjik në Tiranë. Ne janar/shkurt të vitit 1975 në kuadër të realizimit të projektit të WHO-UNDP qëndroi në “Hydroprojekt” në Bërno, Çekosllovaki. Gjatë vitit akademik 1978/1979, ka qëndruar për specializim posdoktoranture në Universitetin Shtetëror të Moskës-MGU “Lomonosov” në Katedrën e Hidrologjisë dhe Glaciologjisë. Gjatë qëndrimit në Moskë ka pasur vizita disa ditore në institute kërkimore dhe Universitete në Petersburg, Tbilisi dhe Tashkent. Me mbështetje financiare të UNDP-s, me një grup të ekspertëve nga Kosova ka marr pjesë në vizitë studimore në disa qendra kërkimore për çështje të mjedisit në Britaninë e Madhe, Holandë, Poloni dhe Çekosllovaki (maj, 1985). Në vitin 1987, ka marr pjese në punimet e Konferencës Gjenerale të UNSKO-s në Sofje, ku ka përcjell Programin për resurset natyror dhe mjedisin. Ka mbajt ligjërata rasti ne qendra te ndryshme universitare dhe studimore. Ka ushtruar detyrën e kryetarit të Shoqatës së gjeografëve të Kosovës për një mandat dhe ka redaktuar dy numra të revistës “Kërkime gjeografike”.

Gjate punës në UP ka ushtruar detyrën e prodekanit për mësim, shefit i Departamentit të Gjeografisë, drejtues i studimeve për magjistraturë, ndihmës i ministrit për arsim, shkence dhe kulturë sektori universiteti dhe shkenca. Si mentor ka udhëheq disa kandidat për magjistraturë, master dhe doktoranturë. Ka marr disa mirënjohje dhe falënderime nga organet, institucionet dhe organizatat e ndryshme.

Ngritja profesionale/shkencore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

— Instituti hidrometeorologjik i Shqipërisë (qershor, 1973);

— “Hydroprojekt”, Bërno, Çekosllovaki (janar/shkurt, 1975);

— Universiteti Shtetëror i Moskës-MGU ”Lomonosov” Katedra e Hidrologjisë Tokësore dhe Glaciologjisë (1978—1979);

— Vizite studimor në disa institute kërkimore për çështje të mjedisit në Britani e Madhe, Holandë, Poloni dhe Çekosllovaki (Maj, 1985), financues UNDP;

— Pjesëmarrje ne Konferencën Gjenerale të UNESCO-s, Sofje,1987;

— Anglo European School, shkolle e gjuhës angleze Bourneomauth, Angli, janar/shkurt 1987;

— R. Pllana (Zagreb, 1973 ): Geografski aspekti vodnog gospodarstva u poreçju Sitnice, Punim i magjistraturës;

— R. Pllana (Prishtinë, 1977): Vode Kosovskog basena, Teza e disertacionit të doktoranturës.

Lista e perzgjdhura e punimet te publijuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

R. Pllana (Prishtinë, 1973): Diferencimi hapësinor i elementeve hidrologjik në KSA të Kosovës, “ Përparimi “, nr. 9, Prishtinë , f. 741-751

R. Pllana (Sarajevë, 1974): Geografski znaçaj hidrosistema “Ibar-Lepenac“, Zbornik radova IX Kongresa Geografa Jugoslavije, f. 187-194.

R. Pllana (Prishtinë, 1974): Hidrografski prikaz sliva Sitnice - Prilog hidrografskom poznavanju SAP Kosova, Buletini i Punimeve të FSHMN, nr. 2., f. 177-192 .

R. Pllana (Prishtinë, 1976): Furnizimi i popullsisë me ujë në KSA të Kosovës, “Economia“, nr. 1, f. 77-81.

R. Pllana (Prishtinë, 1976): Karakteristikat e regjimit hidrologjik të lumit Sitnica , ”Dituria“, nr. 1-2, f. 7-25.

R. Pllana (Beograd, 1977): Geografski aspekti voda i zhivotne sredine u SAP Kosova , Zbornik radova X Jubilarnog Kongresa Jugoslavije, f. 427-432.

R. Pllana (Prishtinë, 1977): Reshjet në basenin e Kosovës - Kontribut njohjes së klimës së KSA të Kosovës, Buletini i Punimeve të FSHMN , nr. 5 , f. 355-365

R. Pllana (Beograd ,1978): About some negative cosequences appeared in the town rivers which are caused by the anthropological factors , International Geographical Union , Comission on the International Hydrological Programe, f. 115-118.

R. Pllana (Prishtinë , 1979) : Rëndësia shkencore dhe edukativo-arsimore e komplekseve unikale të natyrës dhe objekteve natyrore, Këshillimi mbi parqet nacionale dhe regjionale të Jugosllavisë ne Brezovicë, f.153-158

R. Pllana (Ljubljana , 1979): Prostorna diferencijacija pojava oneçishçenja okolisha sa primerima iz SAP Kosova, Geographica Slovenica nr. 9, f. 147-151.

R. Pllana (Prishtinë , 1980): Shfrytëzimi racional i potencialeve ujore të KSA të Kosovës mund të bazohet vetëm në ngritjen e akumulacioneve, Oda Ekonomike e Kosovës, Këshillim mbi akumulimet e vogla dhe burimet tjera, f. 1-9 .

R. Pllana (Prishtinë, 1981): Karakteristikat hidroklimatike të Shpellës së Gadimës dhe mundësit e lidhjeve hidrologjike me lumin Gadime, Natyra e Kosovës, f. 105-112 .

R. Pllana (Ljubljana, 1981): The pollution of human environment of Kosovo, Geographica Yugoslavica, III , f. 71-78 .

R. Pllana (Beograd, 1981): Rezhim vodostaja Sitnice s posebnim osvrtom na velike vode u periodu 1953/54-1973/74 , Vodoprivreda, br. 13, f. 471-477.

R. Pllana (Prishtinë, 1981): Hidrologjia e lumit Llap - kontribut njohjes së hidrologjisë së lumenjve të KSA të Kosovës , Buletini i punimeve shkencore të FSHMN, VII , f. 309-323.

R. Pllana (Prishtinë, 1981): Aspekti gjeografik i fatkeqësive elementare, Kërkime gjeografike, nr. 3 , f. 85-92.

R. Pllana (Prishtinë, 1984): Vode kao faktor privrednog razvoja SAP Kosova, Zbornik radova Jugoslovenskog simpozijuma - Geografski aspekti prorodnih i ljudskih resursa Jugoslavije , f. 53-57.

R. Pllana (Prishtinë, 1984): Ujëndarësi detar në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës , Kërkime Gjeografike, nr. 5., f. 51- 61.

R. Pllana (Prishtinë, 1985): Ortekët si fatkeqësi natyrore me vështrim të disa rasteve në KSA të Kosovës, Kërkime gjeografike, nr. 6, f. 63-68.

R. Pllana (Budva, 1986): Fiziçko-geografski aspekti elementarnih nepogoda sa posebnim osvrtom na neke pojave u SAP Kosovo , Jugoslovensko savetovanje - Elementarne nepogode i Katastrofe, f. 273-284.

R. Pllana (Novi Sad,1987) : Antropogeni uticaji na izmenu hidroloshkih uslova na prostoru SAP Kosova , Zbornik radova XII Kongresa geografa Jugoslavije, f. 132-143 .

R. Pllana (Prishtinë, 1989): Klimatske i hidrografske karakteristike SAP Kosova, Zbornik radova XIII Kongresa Geografa Jugoslavije,f.21-26

R. Pllana (Prishtinë, 1990): Karakteristikat hidro-gjeografike të Bistricës së Pejës me vështrim në mundësit e akumulimit të ujit, Kërkime Gjeografike, nr. 12 , f. 51-59

R. Pllana (Tiranë, 1995): Aspekti gjeografik i kërkimeve të fatkeqësive elementare dhe rëndësia shoqërore-ekonomike e tyre, Konferenca e 2 Kombëtare e Gjeografisë, f. 13-16 .

R. Pllana (Prishtinë, 1995): Regjimi termik i ujit në lumenjtë e Kosovës, Buletini i punimeve të FSHMN , nr. 10 , f. 243-258 .

R. Pllana (Prishtinë,1996) : Karakteristikat fiziko-gjeografike të Llapit, Trashëgimia etnike — kulturore dhe historike e Llapit, f. 13-20.

R. Pllana (Prishtinë, 1996) : Predispozitat natyrore të Kosovës e trojeve tjera etnike dhe roli i tyre në proceset historike dhe në integrimin kombëtar , Instituti Albanologjik, Shqiptarët në Rrjedhat Ballkanike, f. 291-299,

R. Pllana (Prishtinë, 1996): Rrjeti hidrometrik në lumenjtë e Kosovës, Buletini i Punimeve Shkencore të FSHMN, nr. 11 . f. 193-206 .

R. Pllana (Prishtinë, 1996): Karakteristikat hidrike të Kosovës dhe ndikimet negative të faktorit njeri, Buletini i punimeve shkencore të FSHMN, nr. 11., f. 229-235 .

R. Pllana, V.Pruthi (Tiranë,1998): Veçorit e tipave kryesore gjenetike të speleoformave në karstin e Kosovës , Konferenca Ndërkombëtare Speleologjike, f. 1-8 .

R. Pllana, V. Pruthi, Sh. Bulliqi (Tiranë,1998): Valorizimi i potencialeve natyrore të bregdetit shqiptar si faktor të integrimeve kombëtare, regjionale dhe globale Simpoziumi i parë në temën : Gjeomorfologjia aplikative, mjedisi dhe turizmi bregdetar në Shqipëri, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, f. 48-54

R. Pllana, V. Pruthi, M. Dushi (Tiranë,1999): Kushtet dhe burimet natyrore si faktor integral i valorizimit të gjeohapësirës etnike shqiptare “ , Unioni i Ekonomistëve Shqiptarë, Konferenca shkencore : Zhvillimi ekonomiko-shoqëror i trojeve shqiptare dhe integrimi i tyre rajonal dhe botëror, f. 423-432 .

R. Pllana (Prishtinë, 1999) : Hidrologjia, gjendja aktuale, zhvillimi perspektiv dhe mbrojtja e resurseve natyror, Konferenca shkencore e ASHAK mbi qasjet multidisciplinare të mundësive zhvillimore të Kosovës, f. 57-63 .

R. Pllana, B. Kabashi (Prishtinë, 2002): ASHAK-Oda Ekonomike e Kosovës: Strategjia e zhvillimit ekonomik, pjesa, Hidroekonomia-Ujërat, f. 174-181 R. Pllana (Gjakovë, 2002): Disa çështje të oronomisë dhe hidronomisë të rrethinave të Gjakovës, Kuvendi i Komunës-Gjakovë, Toponimia e Gjakovës, Tryezë shkencore, 4 Maj 2001, f. 109 -126.

R. Pllana (Prishtinë, 2002): Mbrojtja e integruar e resurseve ujor me kualitet të lartë në Kosovë, Seminari Ndërkombëtar në temën: Menaxhimi i resurseve ujor në Kosovë, Fakulteti Teknik 14, 15, 16. 03. 2002,

R. Pllana (Tiranë, 2002): Politikat dhe menaxhimi i ujërave në Kosovë, Projekti Shqiptar i Studimi të Pellgjeve lumore, Konferencë Kombëtare, Aplikime të Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) në Shqipëri, Tiranë, 10-12 dhjetor 2002

R. Pllana (Vushtrri, 2003): Veçorit gjeografike të komunës së Vushtrrisë, f. 16-40, Monografia-Vushtrri (Viciana) me rrethinë, 2002

R. Pllana (Tiranë,2004): Potencialet Natyrore dhe Veçorit e Funksionimit të Ekosistemeve Malore në Kosovë, Konferenca Kombëtare për Ekosistemet Malore, 1-7.11.2004,

R. Pllana (Shkodër, 2004): Gjeografia si shkencë dhe lëndë mësimore në sistemin e edukimit në Kosovë, Konferencë shkencore-Rezultate të kërkimit në shkencat e natyrës dhe të mësuarit e tyre në shkollë, 14.12.2004

R. Pllana etj. (Ohër, 2006): Hidrological heritage in the system of natural values and its protection in Kosova, BALWOIS 2006, 23-26.05.2006

R. Pllana (Prishtinë, 2008): Zhvillimi i qëndrueshëm i ekosistemeve malore (Rasti Bjeshkët e Nemuna), Kërkime Gjeografike, nr. 14, f. 151-162

R. Pllana etj. (Prishtinë, 2008): Shfrytëzimi i resurseve natyror dhe efektet gjeo-mjedisore në Kosovë, ASHAK, 2007, f. 51-64

R. Pllana, V.Pruthi (Tiranë,2010) : Rreziqet natyrore dhe ndikimet mjedisore në Kosovë, Konferenca shkencore ndërkombëtare, Roli i gjeografisë në menaxhimin e rreziqeve natyrore dhe humane”, Studime Albanologjike IV,viti XV, f. 253-263

R. Pllana, V. Pruthi (Tiranë, 2011): Zhvillimi i qëndrueshëm i zonave malore- me vështrim të veçantë në Parkun Kombëtar “Mali Sharr”, Konferenca shkencore ndërkombëtare në temën : Kriza e zonave malore dhe mundësit e zhvillimit të qëndrueshëm, 18-19.11.2011.

Tekste

R. Pllana (Prishtinë, 1981): Gjeografia fizike, kl.e III-të gjimnaz , ETMM

R. Pllana (Prishtinë, 1986): Gjeografia , kl.e V-të. fillore , ETMM

R. Pllana (Prishtinë, 1989): Gjeografia fizike kl.e I-rë gjimnaz , ETMM

R. Pllana (Prishtinë, 1993): Gjeografia e Kosovës, kl. 8-të, Shk.fillore, koautor, ETMM

R. Pllana (Prishtinë,2003): Gjeografia 9, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, tekst i përkthyer edhe në gjuhen boshnjake

Projekte (pjesëmarrje si konsulent nacional, anëtar ekipi ose udhëheqës projekti)

1. WHO, UNDP, Consulting engineers “Hydroprojekt”, Pragua, Czechoslovakia, (Prishtinë, 1974-1976 ) : Comunity Wotter Supply, Waste disposol and pollution control SAP Kosova, konsulent për çështje të klimës dhe hidrologjisë.

2. FSHMN-Seksioni i Gjeografisë (Prishtinë ,1977-1980): Hulumtimi i shpellave dhe humnerave në KSA të Kosovës, financues: Fondi për punë shkencore i Kosovës, pjesëmarrës në Projekt.

3. FSHMN – Seksioni i Gjeografisë ( Prishtinë,1980-1983): Kadastri i burimeve të ujit në KSA të Kosovës, Financues: Fondi i Ujërave të Kosovës, udhëheqës projekti,

4. FSHMN – Seksioni i Gjeografisë ( Prishtinë ,1981-1982): Veçorit hidro-klimatike të Bifurkacionit të Nerodimës, financues Enti për Mbrojtjen e Natyrës, studim i recensuar .

5. R.Pllana,V.Pruthi (Prishtinë,1977): Studimi i kushteve hidrologjike dhe hidro-gjeologjike të Shpellës së Gadimës, financues: Fondi për punë Shkencore i Kosovës.

6. R. Pllana, M. Gashi, V. Pruthi (Prishtinë, 1978): Studimi profesional-shkencor për shpalljen e malit Mokna për Park Regjional të Natyrës, financues: Enti për Mbrojtjen e Natyrës i Kosovës.-studim i recensuar .

7. Ian McAllister Anderson (International Consultant, GFA, Water Resources) Prof. R. Pllana (National Consultant, GFA, Water Resources): Water Resource Management Study and water policy development in Kosova, Prishtinë, 2001-2002

8. R. Pllana (Prishtinë, 2003) : MMPH- Instituti Për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ambientit-Studimi profesional-shkencor për shpalljen e Bjeshkëve të Nemuna Park Nacional, pjesa për klimën dhe hidrologjinë.

9. Ministria e Zhvillimit Ekonomik (Prishtinë, 2010-2011) : Përpilimi i hartës digjitale të rreziqeve gjeologe-minerare, anëtar i ekipit, kërkime në terren dha hartimi i raporteve fazore dhe finale.

10. ASHAK, Kosova, Vështrim monografik (Prishtinë, 2011), hartues i artikujve, Ujërat; Klima; Vlerat e trashëgimisë natyrore.