Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Selman Stërmasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Selman Stermasi)
Selman Stërmasi
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSelman Stërmasi
Datëlindja(1908-05-09)9 maj 1908
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Data e vdekjes(1976-10-09)9 tetor 1976
VendvdekjaTiranë, Shqipëri
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
i tërhequr
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1928–1930Roma
1930–1937Sportklub Tiranë
Skuadra të menaxhuara
1930–1937Sportklub Tiranë (lojtar-trajner)
1937–194xSportklub Tiranë
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Selman Stërmasi (1908-1976) ishte një futbollist, trajner dhe president i skuadrës KF Tirana dhe cilësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe një nga trajnerët më të famshëm.[1]

Gjatë viteve 1990 Stërmasi u nderua nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila i dha emrin Selman Stërmasi stadiumit të dytë më të madh në Tiranë: Stadiumi "Selman Stërmasi".

1934 ai doli kampion në kërcim së larti (1.71m).[2]

Historiku i jetës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 9 maj 1908: Lindi në Tiranë
  • 1925: Anëtar i kryesisë së shoqërisë "Agimi"
  • 1926: Një nga themeluesit e shoqatës "Sport-Klub Tirana", duke i ofruar edhe ndihmë financiare
  • 1928: Kryen studimet në Akademinë e Edukimit Fizik të Romës
  • 1930-1938: Në shtatë sezone futbollistike, gjashtë herë kampion kombëtar me ekipin "Sport Klub Tirana", duke u spikatur në lojën e fortë, elegancë dhe teknikën e lartë.
  • 1934: Rekordmen në kërcim së larti me rezultatin 1.71 m.
  • 1933, 1934, 1935: Pjesëmarrës në Olimpiadat Ballkanike të organizuara përkatësisht në Athinë, Zagreb dhe Stamboll.
  • 1937: Presidenti i parë i "Sport Klub Tiranës".

8 prill 1939: Organizator i demonstratës antifashiste që u zhvillua në Tiranë.

  • 1944-1946: Trajner i "Sport Klub Tiranës". Ekipi del nënkampion dhe zhvillon disa takime ndërkombëtare me skuadra të njohura jugosllave, si "Ylli i Kuq", "Lubjana", "Maqedonia", "Metallac", "Buduçnost", etj.
  • 1945: Rikrijohet Federata e Sporteve të Shqipërisë, duke qenë anëtar i Këshillit të saj.
  • 1946: Largohet në mënyrë demonstrative nga konferenca e organizuar, duke kundërshtuar vendimin për ndërrimin e emrit të klubit nga "Sport Klub Tirana" në "17 nëntori"
  • 9 nëntor 1976: Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë, azotemi në veshka.
  • 26 maj 1993: Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos që stadiumi "Dinamo" të emërrohet stadiumi "Selman Stërmasi".[3]
  1. ^ Erlet Shehi. "SK Tirana" (në anglisht). digilander.libero.it. Marrë më 13 prill 2011.
  2. ^ "Biografia e Selman Stërmasit". zeriyt.com. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2011. Marrë më 10 gusht 2011.
  3. ^ Uvil Zajmi (27 nëntor 2015). ""Selman Stërmasi", si u ndërtua për Dinamon nga të burgosurit". Panorama Sport. Marrë më 2 mars 2019.

Lidhe të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]