Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Ligji i Amperit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

elektromagnetizmin klasik, ligji i Amperit, i zbuluar nga André-Marie Ampère, jep lidhjen e fushës magnetike te integruar përreth një vije te mbyllur me korrentin elektrik që kalon përmes kësaj vije te mbyllur. Ligji pohon se një fushe magnetike H mund te linde si rezultat i densitetit te korrentit elektrik , nga një densitet i fluksit elektrik D që ndryshon në kohe ose nga te dy këta faktorë.Ai mund te konsiderohet si analogu magnetik i ligjit te Gausit, në vetevete ligji është një nga kater ekuacionet e Maksuellit te cilat formojnë bazat e elektromagnetizmit klasik.


Ligji origjinal i Amperit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Korrenti elektrik prodhon një fushe magnetike.

Në formën historike origjinale , ligji rrethor i Amperit lidh fushën magnetike me burimin e saj, densitetin e korrentit . Ekuacioni në ketë forme nuk është i vërtete në te gjitha rastet (shikoni "korrigjimi i Maksuellit" me poshtë), por është korrekt në raste speciale kur fusha elektrike është konstante (e pandryshueshme) në kohe.

Ligji mund te shkruhet në dy forma, në "formën integrale" dhe në "formën diferenciale". Te dyja format janë ekuivalente dhe janë te lidhura nga teorema Kelvin-Stokes.

Në njësi SI, (versioni në njësi cgs përdoret me vone në ketë seksion), "forma integrale" e ligjit te Amperit është:

ose në mënyre ekuivalente,

ku:

  • është integrali kurbolinear i mbyllur përreth një kurbe te mbyllur C.
  • është fusha magnetiketesla.
  • është prodhimi skalar vektorial.
  • është një element infinitezimal (diferenciali) i kurbes C (pra. një vektor me një modul te barabarte në madhësi me gjatësinë e elementit vijor infinitezimal, dhe me drejtim te dhëne nga tangjentja e kurbes C, shiko me poshtë),
  • jep integralin mbi një sipërfaqe S te mbyllur nga kurba C (shiko me poshtë). Shenja e integralit te dyfishte tregon se integrali ka një natyre dy permasore.
  • është konstantja magnetike e njohur gjithashtu edhe si permeabiliteti absolut i boshllëkut.
  • është densiteti i korrentit, si i lidhur ashtu edhe i lire, përmes sipërfaqes S i rrethuar nga kurba C
  • është sipërfaqja vektoriale e një elementi infinitezimal te sipërfaqes S (pra një vektor me modul te barabarte me sipërfaqen e elementit infinitezimal te sipërfaqes, dhe me drejtim normal me sipërfaqen S. Drejtimi i normales duhet te korrespondoje me orientimin e C nga rregulli i dorës se djathte,
  • është korrenti i përgjithshëm që kalon përmes sipërfaqes S, si i lidhur ashtu edhe i lire.

Forma diferenciale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në forme diferenciale


Termi i dyte i ekuacionit u dha nga Maksuelli i cili pas analizimit te ekuacioneve konstatoi se mungesa e termit te dyte mund te çoje në një paradoks.

Referime dhe shënime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lexime te mëtejshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Griffiths, David J. (1998). Introduction to Electrodynamics (3rd ed.). Prentice Hall. ISBN 0-13-805326-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Tipler, Paul (2004). Physics for Scientists and Engineers: Electricity, Magnetism, Light, and Elementary Modern Physics (5th ed.). W. H. Freeman. ISBN 0-7167-0810-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]