Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Turqishtja osmane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Osmanisht)

Turqishtja osmane (ose osmanishtja; لسان عثمانى Lisân-ı Osmânî; gjuha turke; تركجه Türkçe ose turqishtja; تركی Türkî), është një variant i turqishtes që përdorej në kohën e Perandorisë Osmane. Osmanishtja huazon në të gjitha aspektet nga arabishtja dhe persishtja, dhe shkruhet në alfabetin osman, të ngjajshëm me alfabetin arab. Gjatë kulmit të fuqisë osmane, fjalët nga persishtja dhe arabishtja përbënin deri në 88% të fjalorit të osmanishtes,[1] gjërsa fjalët me prejardhje arabe mbizotëronin ndaj fjalëve me prejadhje turke.[2]

Rrjedhimisht, osmanishtja ishte kryesisht e pakuptueshme për turqit e klasave të ulta dhe të fshatrave, të cilët ishin pak të arsimuar dhe vazhduan të përdornin turqishten kaba (turqisht: kaba Türkçe, "turqishte e papërpunuar, pa shije"), e cili përdorte shumë pak huazime dhe është baza e gjuha së sotme turke.[3] Deri në kohën e Tanzimatit është njohur thjeshtë si turqisht (تركچه Türkçe ose تركی Türkî), ndërsa pas tij filloi të quhet osmanisht (لسان عثمانى lisân-i Osmânî ose عثمانلیجه Osmanlıca).[4]gjuhën e sotme turke njihet si Osmanlıca ose Osmanlı Türkçesi.

Mbishkrim e Xhamisë Meçite (Gjirokastër, Shqipëri), e shkruar në osmanisht.
  • Rasa emërore:
    • Nuk merr prapashtesë. Për shembull: كول‎ göl ("liqeni", "liqen"), چوربه‎ çorba ("çorba", "çorbë"), گجه‎ gece ("nata", "natë"). [5]
  • Rasa kallëzore:
    • Trajta e pashquar: Nuk merr prapashtesë. Për shembull: طاوشان گترمش‎ ṭavşan getirmiş ("ai solli një lepur").
    • Trajta e shquar: I përgjigjet pyetjeve كمى kimi ("kë?") dhe نه يى neyi ("çfarë?"), dhe merr prapashtesën ى (–ı, –i). Për shembull: طاوشانى گترمش ṭavşanı getirmiş ("ai solli lepurin"). Prapashtesat –u, –ü nuk gjenden në osmanishte, ndryshe nga turqishtja e sotme, për shkak të mungesës së harmonisë buzore të zanoreve. Kështu, كولى göli ("liqeni") në turqishten e sotme është gölü.
  • Rasa gjinore:
    • I përgjigjet pyetjes كمڭ‎ kimiñ ("i/e kujt?"), dhe merr prapashtesën ڭ‎ (–ıñ, –iñ, –uñ, –üñ). Për shembull: پاشانڭ‎ paşanıñ ("i/e pashait") nga پاشا‎ paşa ("pasha").
  • Rasa vendore:
    • I përgjigjet pyetjes نره ده‎ nerede ("ku?"), dhe merr prapashtesën ده‎ (–de, –da). Për shembull: مكتبده‎ mektebde ("në shkollë"), قفصده‎ ḳafeṣde ("në një kafaz"), باشده‎ başda ("në fillim"), شهرده‎ şehirde ("në qytet"). Prapashtesat –te, –ta nuk gjenden në osmanishte, ndryshe nga turqishtja e sotme.
  • Rasa dhanore:
    • I përgjigjet pyetjes نره يه nereye (për ku?) dhe kime (kujt?) dhe merr prapashtesën ﻪ (–e, –a). Për shembull:  كوز  göz ("syri"),  كوزه  göze ("syrit"). Nëse tingulli i fundit i fjalës është zanorë atëhrë shtohet bashkëtingllorja  ى (–y–) në mes. Për shembull: خواجه ḫoca ("hoxha"), خواجه يه ḫocaya ("hoxhës").
  • Rasa rrjedhore:
    • I përgjigjet pyetjeVE نره دن‎ nereden ("prej?") and ندن‎ neden ("prej çfarë?", "përse?"), dhe merr prapashtesën دن (–den, –dan). Për shembull:  اكمكدن ekmekden ("prej bukës"). Prapashtesat –ten, –tan nuk gjenden në osmanishte, ndryshe nga turqishtja e sotme.
  • Rasa instrumentale:
    • I përgjigjet pyetjes نه ايله ''ne ile'' ("me çfarë?", "me kë?"), dhe merr prapashtesën ايله (ile). Në shumicën e kohës zanorja i– bie dhe prapashtesa kthehet në له (–le, –la). Për shembull: خلق ايله halk ile خلقله  halkla ("me popullin"). Nëse tingulli i fundit i fjalës është zanorë atëhrë shtohet bashkëtingllorja  ى (–y–) në mes. Për shembull: اميدى ايله ümidi ile  → اميديله ümidiyle ("me shpresë").

Në një kuptim social dhe pragmatik, ka pasur (të paktën) tre variante të osmanishtes:

  • Fasih Türkçe (Turqishtja shprehëse): gjuha e letërsisë dhe e administratës, osmanishtja në kuptimin e saj të rreptë;
  • Orta Türkçe (Turqishtja e mesme): gjuha e klasave të larta dhe e tregëtisë;
  • Kaba Türkçe (Turqishtja e papërpunuar): gjuha e klasave të ulëta.
Shifra Osmanisht Turqisht Shqip
۰ صفر  ṣıfır sıfır zero
۱ بر  bir bir një
۲ ايكى  iki iki dy
۳ اوچ  üç üç tre
٤ دورت  dört dört katër
٥ بش  beş beş pesë
٦ آلتى  altı altı gjashtë
٧ يدى  yedi yedi shtatë
٨ سكز  sekiz sekiz tetë
٩ طقوز  ṭoḳuz dokuz nëntë
۱۰ اون  on on dhjetë
  1. ^ Bertold Spuler. Persian Historiography & Geography Pustaka Nasional Pte Ltd ISBN 9971774887 p 69
  2. ^ [1] Ottomans
  3. ^ Glenny, Misha. The Balkans - Nationalism, War, and the Great Powers, 1804-1999, Penguin, New York 2001. p. 99.
  4. ^ Celia Kerslake Ottoman Turkish in Lars Johanson,Éva Csató The Turkic languages, S. 180
  5. ^ Shkonja arabe ك, që zakonisht shqiptohet si k, në disa fjalë të osmanishtes shqiptohet si g.