Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Jahi Staneci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dr. Jahi Staneci është gjeografë shqiptarë.

Dr. Jahi Staneci ka lindur në vitin 1940 në fshatin StanecKaradakut, Komuna e Zhegrës ( sot Komuna e Preshevës).

Shkollimi dhe puna

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore e kreu në vendlindje e në Caravajkë. Shkollën Normale e mbaroi në Prishtinë më 1962. Studimet e gjeografisë i kreu në Shkup në qershor të vitit 1966. Studimet mbasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e SHNM- Dega e Gjeografisë në Zagreb, ku edhe u magjistrua në korrik tëvitit 1974. Doktoroi në Fakultetin e gjeografisë – Degën e gjeomorfologjisë në Shkup në janar të vitit 1980. Dr. Jahi Staneci, në fillim ishte mësues në fshatin Kurbali e Buhiç, pastaj që nga viti 1966 e deri në pensionim ishte professor i gjeografisë në gjimnazin e Preshevës. Ka punuar edhe në gjimnzin e Tërnocit. Sa ishte professor, 20 vjet ka ushtruar edhe punën e bashkëpuntorit të jashtëm në Entin pedagogjik regjional, këshilltarë për lëndët njohuri natyre e gjeografike në shkollën fillore e të mesme në territorin e komunave të Preshevës e të Bujanocit.

'Dr. Jahi Staneci', ka botuar disa vepra shkencore në mesin e të cilave edhe kryevepra e përmasave ballkanike:

  1. Fjalor i Gjeomorfologjisë”.
  2. Libri “ Legjendat e Karadakut” është vepra e parë jashtë lëmit të profesionit të tij.