Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

IPTV

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Me IPTV (Internet Protocol Television, shqip Internet Protokoll Televizion) nënkuptohet një metodë digjitale e transmetimit të programeve televizive dhe filmave, nëpërmjet një rrjeti digjital të të dhënave. Bazë e kësaj metode është protokolli i internetit IP. Deri më tani është metoda më e re e emetimit të televizioneve.

Për televizorët e gjeneratës së re High Definition Television (HDTV) nevojiten një intensitet i lartë i transmetimit të informatave (diku rreth 6-8 MBit/s). Përdorimi i kësaj metode për këtë arsye shtron si parakusht lidhje me shumë kanale transmetuese siç janë p.sh.: ADSL2, Modemi kabllovik apo VDSL si dhe metodat e reja të kompresimit (VC1, H.264).

Përndryshe IP TV është një lidhje e IP me një brez të gjerë që të dhënat i drejton në një Televizor. Përdoruese të IPTV janë Televizorët me rezonancë të lartë (HDTV), Video on Demand (VoD), Pay Per View (PPV) si dhe Digital Video-recorder (PVR).

Përparësitë e transmetimit IPTV në krahasim me teknologjinë e transmetimit të valëve televizive dhe llojeve të më përparshme janë :

  • Pavarësisht nga cila qendër e shërbimeve të internetit, shikuesi ka mundësi të pranoi filmin apo programin televiziv pa u lidhur në ndonjë kabllo, antenë satelitore po diç të ngjashme. Për këtë ati i duhet vetëm një lidhje e shpejt e internetit.
  • Rrjedha kohore e programeve mund të individualizohet.
  • Me transmetimin digjital, kjo metodë sjellë një fotografi më kualitative se transmetimi analog i signaleve televizive.
  • Kyçja e veglave dhe shërbimeve ndihmëse digjitale si Videorekorderit apo Videotekave (ang. Video-on-Demand).
  • Përparësia e IPTV ndaj transmetimeve tjera digjitale (si DVB) është se programi transmetohet sipas kërkesës.

Mangësitë dhe dobësitë e njohura deri më tani janë :

  • Kërkesa gjigante e rezervave të kompjuterit.
  • Me futjen në përdorim të së drejtës së menaxhimit digjital (ang. Digital Rights Management do të paraqitej rreziku i krijimit të një Monopolit në këtë pjesë të tregut.
  • Kjo metodë krijon mundësin e të ashtuquajturës Pull-Medien, sipas së cilës shikuesit do të merren si konsumator dhe ofruesit e shërbimeve do ta llogarisin atë si konsumator.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]