Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Komuna

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komunë)

Komuna është njësi themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në disa shtete.[1] Varësisht nga organizimi shtetërorë i disa shteteve, të cilat në vete përfshijnë komunat si njësi administrimi, ato kanë rëndësinë dhe funksionalitetin e tyre.

Komunat në disa shtete janë njësia administrative më e madhe shtetërore që formon shtetin (bashkë me komunat tjera), kurse në disa shtete komuna është pjesë përbërëse e ndonjë lloj organizimi administrative i cili paraqet nivelin e fundit ose në disa shtete (si Shqipëria) ka edhe 2 apo 3 nivele administrative edhe më të larta të organizimit territorial shtetërorë.

Në trojet shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri me miratimin e ligjit 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” më 31 korrik 2014, Shqipëria ndahej në 12 qarqe, të ndarë në 65 bashki dhe 308 komuna.[2] Dallimi mes komunës e bashkisë vjen nga fakti që komunat qeverisin kryesisht në zona rurale, kurse bashkitë qeverisin kryesisht në zona urbane.[3] Nënndarjet e një komune quheshin fshatra dhe në raste të veçanta, qytete.

Kosova përbëhet prej 38 komunave e të cilat paraqesin njësinë themelore të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Gazeta Zyrtare IPVQ Viti I Nr. 3 / 1 gusht 2006 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine
  2. ^ "Historik i Shkurtër i Ndarjes Administrativo-Territoriale të Shqipërisë". Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2015. Marrë më 25 gusht 2015.
  3. ^ Shameti, Ervin; Dhuli, Elsa; Jahja, Teranda (2014). FILIPI, Gjergji (red.). Tipologjia e komunave dhe bashkive (PDF). Instituti i Statistikave. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2017. Marrë më 18 korrik 2022.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)