Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Dubrava (Deçan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dubravë)
Dubravë
Lumisht
Fshat
Qendra e fshatit nga vendi Podi i Halilit
Qendra e fshatit nga vendi Podi i Halilit
Popullsia
 • Gjithsej278

Dubravë është një vendbanim në komunën e Deçan, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Lumisht. Ka 5.5 km*2(550 hektar, 90% tokë bujqësore).Është 14 km larg qendrës së komunës. Gjendët në juglindje të Deçanit. Lartësia mbidetare është 487m. Kufizohet me fshatrat Baballoq në perendim, Shaptej në lindje, Gramaçel në jug dhe Gllogjan në veri.

Dubrava si shumë fshatra të tjera e ka marrë emrin nga regjimi sllav.Emri dubravë është i përbërë prej dy fjalëve: "Dub" që do të thotë "Dushk" dhe fjala "Rave" që do të thotë "Tërbim". Pra emri Dubravë do të thotë "Dushk i tërbuar".

Klima në Dubravë si edhe në gjith Kosovën ka lidhje me poziten gjeografike.E gjëndur në gjerësinë e mesme klima varet nga sasia e nxehtësisë që vjen nga dielli, afërsia e detit Adriatik, hapja ndaj veriut, lartësia mbidetare mbi 400 metra,shtrirja e maleve të larta në perendim.

  • TË MBULUARIT E QIELLIT ME RE

Të mbuluarit e qiellit me re është rreth 50% por ndryshon sipas muajve. Më e lartë është në muajt e dimrit, kah fundi i vjeshtës fillimi i pranverës, kur ka më shumë reshje dhe mjegulla.

  • TEMPERATURAT E AJRIT

Ritmi i temperatures ndryshon gjatë ditës dhe muajve.Temperaturat më të ulëta janë në janar, ndërsa më të larta në korrik e gusht.Temperatura mesatare gjatë dimrit është rreth 1 °C, gjatë pranverës dhe vjeshtës rreth 10.8 °C kurse gjatë verës 20.81 °C. Temperatura mesatare vjetore është 11 °C.Vlerat ekstreme pozitive të temperaturave lëvizin në mes +37 °C dhe +39 °C, ndërsa vlerat ekstreme negative në mes -22.5 °C dhe -32.5 °C.Vlerat ekstreme negative për fat janë të rralla, përndryshe ato i sjellin dëme të mëdha bujqësisë, sidomos pemëve.Ditët me acar mesatarisht zgjatin 90 ditë.Periudha me temperature nën 0 °C zgjatë prej decades së pare të tetorit e deri në dekaden e pare të prillit. Ndërsa ato me temperature mbi 30 °C zakonisht paraqiten në korrik e gusht,por ato ndodhin edhe në qershor e maj.

  • RESHJET ATMOSFERIKE

Hasen të gjitha format e reshjeve: Shiu,bora,breshëri,vesa,krahneza.Sasia e reshjeve është rreth 800mm gjatë vitit. Numri i ditëve me shi lëviz në mes 95-130 ditë (në mes 26-36% të ditëve të vitit). Trashësia mesatare e borës arrin 70 cm,por ka raste edhe deri në 200 cm.

  • ERËRAT

Dubrava është një vend ku fryen shumë era. Më shpesh fryen era e perendimit dhe e jugperëdimit. Shpejtësia mesatare është rreth 2.8 m/s

Në Dubravë ka burime të fuqishme nëntokësore. Prej popullimit të fshatit banorët gjithnjë janë furnizuar me ujë nga bunaret e hapura nga vetë ata.Uji në bunare është i pijshëm. Për ujitje ka mjaft ujë që vjen nga burimet e mbifshatit.

Bota bimore dhe shtazore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga bimet në sipërfaqet e pakultivuara, rritet ahu,bungu,qarri,lisi,molla e egër,murrizi,thana por dallojmë edhe pisha,bredha dhe dëllinja këto të fundit të mbjellura nga banorët e fshatit. Nga shtazët hasim iriqin,miun fushor dhe atë shtepiak,lepurin.Nga shpezët dallojmë korbin e murrmë, laraskën, harabelin fushorë, qukapikun, pellumbin, sokoli, shqiponja, huti etj. Përveç bimëve dhe shtazëve të pakultivuara dallojmë edhe bimët dhe shtazët që i kultivojnë banorët e fshatit. Nga kafshët dallojmë: lopët, delet, kuajt, pulat, qurat, qent, macat. Kurse nga bimët kemi një shumëllojshmëri.

Skeda:Lopëdukekullotur.jpg
Lopë duke kullotur në Dubravë
  • Drithërat

Nga drithërat mbillet gruri, misri dhe elbi.

Skeda:Drithera.jpg
Drithëra
  • Perimet

Nga perimet kultivohen speci, lakëra, domatja, trangulli, kungulli, patatja, shangarepi, qepa, hudhra etj.

Skeda:Perime.jpg
Perime
  • Fruta

Nga frutat kultivohet molla, dardha, kumbulla, rrushi, dredhëza, qerrëshia, ftoi, pjeshka, arra etj.

Skeda:Fruta.jpg
Fruta

Toka e Dubravës është mjaft pjellore nga 550 hektar që ka Dubrava 90% janë tokë bujqësore e cila përdoret për kulitivimin e bimëve dhe kullotjen e kafshëve.

Rruga kryesore

Simbas regjistrimit të popullsisë 2011, Dubrava kishte 278 banorë. Të gjithë (100 %) u deklaruan si shqiptarë.[1]

Nëntë familjet më të mëdha janë:

  • Familja Maloku
  • Familja Turkaj
  • Familja Dinaj
  • Familja Tafilaj
  • Familja Selmanaj
  • Familja Kurtaj
  • Familja Sadriaj
  • Familja Gjoci
  • Familja Lloqani

Misioni The Hallo Trust në Dubravë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:Halotrust.JPG
Baza e Halo Trust-it në Dubravë
Skeda:Halo-trust-logo.jpg
Logo e Halo Trust-it

“The Halo Trust” është një organizatë jo-politike, jo-fetare, jo-fitiprurëse bamirëse Britaniko-Amerikane qëllimi i së cilës është për të hequr mbeturinat e lëna prapa nga lufta, në veçanti, minat tokësore dhe municionet e paplasura që mund të paraqesin rrezik për njerëzit civil. E themeluar në vitin 1988 ajo ishte pare organizata humanitare për deminim. Halo ka pastruar minat më shumë se çdo organizatë tjetër krahasuese. Halo ka operuar dhe vazhdon te operon në shumë vende. Në Kosovë kishte mjaft baza për deminim një nga ato ishte edhe në Dubravë. Shumë banorë të Dubravës si dhe fshatrave për rreth u punësuan në Halo Trust. Banorët e fshatrave punuan një kohë të gjatë në halo dhe bashkë me këtë organizatë pastruan vendin nga minat e lëna pas nga ushtria Jugosllave.

Fshati është i populluar nga zonat për rreth si nga Dushkaja,Juniku,Lloqani,Lipoveci,Gjocaj,Baballoqi,Shaptej dhe ka fillim popullimi mbi 120 vjet. Toka ka qenë pronë e begëlerëve dhe agallarëve e cila është blerë nga fshatarët e Dubravës në atë kohë me lira turke. Fshati është kolonizuar nga kolonitë serbë e malazezë të cilët më vonë janë tërhekur duke ua imponuar shqiptarëve të këtij fshati ti blejnë tokat e tyre përsëri. Qendresa e familjeve shqiptare ishte dinjitoze sepse atëherë ishin nën presionin e pushtetit komunist sërbo-jugosllav.Ata arriten të mbesin shumicë deri në vitin 1998 ku fshati kishte vetëm një shtëpi malazezë e cila e shtyer nga lakmia dhe fuqia e pushtetit bëri presione të ndryshme në fshatarët e Dubravës dhe shqiptarët në përgjithësi duke i angazhuar të gjithë meshkujt nëpolicinë dhe ushtrinë serbe.Ata u tërhoqen sikur të tjerët duke ia prishur vendin vetës përmes veprimeve gjenocidiale mbi shqiptarët. Toka që kishin në pronësi nga pushteti tani më ka tapitë e kohës së Turqisë që është pronë e dokumentar e fshatarëve të Dubravës dhe Gllogjanit.

Lufta në Kosovë 1998-1999

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:Uckja.jpg
Emblema e UÇK-së

-Lufta e fundit Dubravën e gjeti nën udhëheqjen e UÇK-së. Gjatë kësaj lufte fshati u dëmtua dhe shkatërrua tërësisht duke u djegur tërë fshati. Fshati i ka 2 dëshmorë: Gjon Kurtaj dhe Riza Dinaj të ekzekutuar në shtëpinë e familjes malazeze.

  1. ^ Ethnic composition of Kosovo 2011. Shqyrtuar: 4 tetor 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]