Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Asidenti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Asidenti është një term që rrjedh nga greqishtja:  ἀσύνδετον - i palidhur, dhe është një element letrar, ku me qëllim nuk përdoren lidhëza dhe zëvendësohen me presje në fjali për t'i dhënë gjallëri e intonacion të shpejtë. Asidenti është e kundërta e polisidentit, ku përdoren të gjitha lidhëzat për të lidhur gjymtyrët, që renditen njëra pas tjetrës në fjali. Në aspektin gramatikor, asidenti është dukuri e renditjes dhe vargëzimeve, pra listave të gjymtyrëve të cilat ndahen me presje dhe pa lidhëza.[1][2]

Nëna, motra, nusja dalin. Ngrehin krahët që ta ndalin... (Fan Noli, Rend or Maratonomak)

Në këto vargje nuk janë përdorur lidhëzat, por janë përdorur presjet që shpreshin asidentin. Ashtu si Maratonomaku që vrapon për të shpurë sa më shpejt lajmin e gëzuar të fitores, ashtu siç dalin me shpejtësi dhe nga njëra pas tjetrës nëna, motra dhe nusja, po ashtu edhe vargu pa lidhëza ecën me ritëm të shpejtë.[3]

Pra, në këtë renditje pa lidhëza nuk theksohet asnjëra prej gjymtyrave, edhe pse fjalia e fundit ka më shumë peshë. E njëjta gjë ndodh edhe në shembullin e mëposhtëm, ka ritëm dhe intonacioni është gjithmonë në rritje.

Do të vjetroheshin papiruset dhe gjërat e përditshme, do të harroheshin luftërat, uria, epidemitë, vonesa e Nilit, aleancat, dekretet, skandalet e pallatit. (Ismail Kadare, Piramida)

Periudha asidentike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo karakterizohet nga mungesa e lidhëzave dhe fjalëve lidhëse midis fjalive përbërëse, nga rëndësia e lidhjes kuptimore midis fjalive dhe llojeve të intonacionit të shqiptimit. Asidentikisht mund të bashkohen fjali të pavarura, fjali të kryesore ose të varura.

  • E bën bujku arën, s’e bën ara bujkun.
  • Uji fle, armiku s’fle.
  • Ikën macja, lozin minjtë.
  • Nuk eci dot, m’u zu fryma.

Në ligjërimin e folur periudha asidentike karakterizohet nga intonacioni i veçantë që shërben si mjet për dallimin e marrëdhënieve që vendosen midis fjalive përbërëse.[4]

Sipas marrëdhënieve dallohen këta lloje periudhash:

  1. periudha asidentike me marrëdhënie numërimi a këpujore: Plakut iu kujtuan luftërat dhe shokët që kishin rënë në beteja. Sytë iu dogjën, zemra iu përvëlua, buzët iu drodhën;
  2. periudha asidentike me marrëdhënie shtesore: Hodhi një vështrim: përpara shtrihej rreshi i gjatë i nxënësve;
  1. periudha asidentike me marrëdhënie sqaruese;
  2. periudha asidentike me marrëdhënie përqasore:
  3. periudha asidentike me marrëdhënie përcaktore;
  4. periudha asidentike me marrëdhënie kryefjalore;
  5. periudha asidentike me marrëdhënie kundrinore;
  6. periudha asidentike me marrëdhënie shkakore;
  7. periudha asidentike me marrëdhënie rrjedhimore;
  8. periudha asidentike me marrëdhënie kohore;
  9. periudha asidentike me marrëdhënie kushtore;
  10. periudha asidentike me marrëdhënie lejore;

Lexime të mëtejshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Forsyth, Mark. 2014. The Elements of Eloquence. Berkley Publishing Group/Penguin Publishing. New York. ISBN 978-0-425-27618-1
  1. ^ Baldric, Chris (2008). Oxford Dictionary of Literary Terms (në anglisht). New York: Oxford University Press. fq. 27. ISBN 978-0-19-920827-2.
  2. ^ Corbett, Connors, Robert, Edward, P.J., J. (1999). Style and Statement (në anglisht). New York: Oxford University Press. ISBN 0-19-511543-0.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  3. ^ Kane, Thomas (2020). Si të shkruajmë shqip. Manual i Oksfordit për të shkruarin dhe retorikën i përshtatur për shqipen. Tirana. fq. 442.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  4. ^ Gramatika e gjuhës shqipe. Tirana: Botim i Akademisë së Shkencave. 2002. ISBN 99927-761-7-X.