Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

trung

Nga Wiktionary

TRUNG m.

  • 1. Pjesa e trupit të drurit që nga toka deri atje ku ndahen degët kryesore, që është më e trashë e pa degë; trupi i drurit që i janë prerë rrënjët dhe degët; copë nga ky trup, kërcu. Trung i hollë (i trashë, i gjatë, i shkurtër). Trung i sharruar. Trung arre (ulliri, lisi). Trung dhe degët. Çajnë trungjet. U ul mbi një trung.
  • 2. Copë druri e rrafshët mbi të cilën presim mishin, drutë etj. Trung mishi. Trung drush.
  • 3. Trupi i njeriut a i kafshëve pa i gjymtyrët e pa kokën. Muskujt e trungut. Përkulja e trungut. Rrotullimi i trungut.
  • 4. arkit. Pjesa kryesore e një shtylle ndërmjet kreut dhe bazës së saj. Trungu i shtyllës.
  • 5. min. Pjesë e minierës, që shtrihet përgjatë ose pjerrtas dhe që ka dalje në sipërfaqe. Trungu i pusit të naftës.
  • 6. anat. Pjesa kryesore e një nervi a e një ene gjaku, që ka trajtën e një gypi. Trung nervor. Trungu i aortës.
  • 7. tek. Vegël a mjet që ka trajtën e një gypi të drejtë ose të një boshti.
  • 8. gjeom. Pjesë e një trupi gjeometrik ndërmjet bazës dhe një prerjeje të rrafshët paralele me bazën. Trung koni. Trung piramide. Trungu i prizmit.
  • 9. Burim i përbashkët, nga i cili kanë rrjedhur ose e kanë prejardhjen disa popuj a gjuhët e tyre, disa njësi ekonomike etj. Trungu i familjes mëmë. Sektorë të një trungu ekonomik. E kanë prejardhjen nga i njëjti trung.
  • 10. fig. shar. Njeri pa mend, njeri i trashë, budalla, kërcu. Është trung fare.
  • U bë trung
  • a) ngriu nga të ftohtët, u bë dru;
  • b) u deh, u bë tapë. I shartuar në trung (në trup) shih te SHARTUAR (i e). Ndezja e zjarrit nuk fillon nga trungu fj. u. punët duhen nisur nga koka e jo nga bishti, puna kryhet mirë kur nis mbarë.