treg
Appearance
TREG m.
- 1. Shesh i hapur a ndërtesë e posaçme me përmasa të mëdha zakonisht në qytete, ku shiten e blihen sende ushqimore, kafshë a mallra të tjera me pakicë; vend i posaçëm ku tregtohet një lloj malli, pazar. Tregu i kafshëve. Tregu i drithit (i leshit, i perimeve). Ditë tregu një ditë e caktuar në javë kur njerëzit venë në këtë vend me shumicë (edhe nga fshatrat në qytet) për të shitur e për të blerë. E bleu në treg. E nxori në treg.
- 2. Krahinë, vend a grup vendesh, ku mund të shiten mallrat. Treg kryesor (i rëndësishëm). Tregu i jashtëm. Tregu ndërkombëtar. Çmimet e tregut. Kërkesat e tregut. Lufta për tregje. Kërkojnë (pushtojnë) tregje të reja. Sundon tregun. E përmbyti tregun me mallra.
- 3. Shitja dhe blerja e mallrave, tregtia. Treg i gjerë. Treg i reciprok. vjet. tregti, nëpërmjet së cilës fshatarësia shkëmbente tepricat e prodhimeve të veta me prodhime industriale (në vitet e para pas Çlirimit). Treg i garantuar. vjet. tregti, nëpërmjet së cilës u jepeshin punonjësve artikuj ushqimorë dhe industrialë në sasi të caktuara sipas triskave (në vitet e para pas Çlirimit). Tregu bujqësor. Tregu i punës tregti në vendet kapitaliste që bëhet për të blerë krahët e lirë të punës. Tregu i zi tregti e fshehtë me çmime disa herë më të larta se çmimet zyrtare. Treg i lirë, tregti me çmime të mbështetura në kërkesën dhe në ofertën dhe jo në kursin zyrtar. Hedh në treg.
- 4. fin. Sfera, në të cilën qarkullojnë vlerat monetare. Tregu financiar (monetar, valutor). Tregu i kapitaleve.
- Plaçkë tregu keq. shih te PLAÇK/Ë,~A. Nuk nxjerr (nuk qit) gjë në treg (në shesh) shih te SHESH,~I.