Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

mat

Nga Wiktionary
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

MAT kal.

  • 1. Përcaktoj me anë të një mase madhësinë, vëllimin, përmasat etj. të diçkaje; i marr dikujt masën e trupit, të këmbës etj. Mat rrugën (tokën, arën, dhomën). Mat thellësinë e ujit. I mat këmbën. Mat punën (vëllimin e punës). Mat kohën. Mat tensionin (pulsin). Mat me metër (me hapa, me pëllëmbë, me sy). Mat mirë.
  • 2. fig. E vlerësoj diçka a dikë sipas një kriteri të caktuar, duke e krahasuar me diçka tjetër, duke gjykuar për të etj. Mat forcat e mia me atë të shokëve. I mat njerëzit sipas punës që bëjnë. Mat vlerën e dikujt. Mat aftësitë e dikujt. Mat gjendjen. Mat përfundimet. E mati me sy dikë e shikoi me kujdes të madh që nga koka deri te këmbët për ta vlerësuar a për të zbuluar diçka.
  • 3. fig. E mendoj mirë diçka para se ta them ose para se ta bëj, peshoj. I mat mirë fjalët.
  • Mat armët me dikë shih tek ARM/Ë,~A. I mat çapin dikujt i vete pas, e ndjek. Mat forcat me dikë shih te FORC/Ë,~A. E mat (e shëtit) me pëllëmbë shih te PËLLËMB/Ë,~A. Mat rrugët shih te RRUG/Ë,~A. E mat detin me filxhan shih te FILXHAN,~I. E mat me kutin e vet shih te KUT,~I. S'e mat (fjalën) në terezi edhe poh. shih tek TEREZI, ~A. Mat tri (shtatë, dhjetë) herë e prenë një herë! fj. u. mendohu shumë mirë para se të bësh një punë a veprim.


MAT I m.

  • 1. Buzë deti; breg lumi.
  • 2. Ranishtë.


MAT II m. shah.

  • Gjendje e lojës kur mbreti i kërcënuar me shah nuk mund të mbrohet ose nuk ka asnjë vend të lirë për të lëvizur. Mat i bukur (i pashmangshëm). Shah mat! Mbreti është mat! E bëri (e zuri) mat.
  • E zuri (e bëri) mat dikë e zuri ngushtë, e bëri që të mos ketë asnjë mundësi shpëtimi, e mbërtheu me shpatulla në mur, e mundi.