Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

javë

Nga Wiktionary
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

JAVË f.

  • 1. Njësi kohe prej shtatë ditësh, që nga e hëna deri tek e diela; kohë prej shtatë ditësh rresht; kohë prej shtatë ditësh me radhë, e cila i kushtohet dikujt a diçkaje ose gjatë së cilës zhvillohet posaçërisht një veprimtari e caktuar (shoqërore, politike, artistike, sportive etj.) Java e parë (e dytë, e tretë, e katërt) e muajit. Javët e fundit të vitit. Javën e ardhshme (tjetër). Javë për javë. Javën që shkoi. Këtë javë. Çdo javë. Java e filmit shqiptar. Java e pastërtisë. Një javë ditë shtatë ditë. Një javë si sot pas një jave duke filluar që sot. Ditët e javës. Në fillim (në krye, në mes, në bark, në fund) të javës. Pushimi i javës dita e pushimit gjatë javës. Duku nga java! bised. S'e zuri java s'u mbush java. Po bën javën po mbush shtatë ditë.
  • 2. Lojë fëmijësh, që luhet në një rreth të madh, të ndarë në shtatë pjesë ose nëpër shtatë kuti a gjysmërrathë në të dy anët e një vije (çdonjëra me emrin e një dite të javës), nëpër të cilat kalohet me radhë një pllakë e vogël duke e shtyrë me këmbë; figura e rrethit e ndarë në shtatë pjesë ose kutitë a të ndarat, në të cilat luhet kjo lojë. Luajnë javën. Bëri javën.
  • Java shtatë, ai tetë shumë dendur, shumë shpesh, orë e çast (për një njeri që shkon dendur në një vend). Java e bardhë fet., vjet. shtatë ditët para kreshmës së madhe, gjatë të cilave njerëzit mund të hanin edhe bulmet e vezë. Java e madhe fet. vjet. shtatë ditët para pashkës së madhe.