Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Wikipedia:Politikat dhe udhëzimet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Politikat dhe udhëzimet e Wikipedias janë zhvilluar nga komuniteti për të përshkruar praktikat më të mira, për të sqaruar parimet, zgjidhjen e konflikteve, dhe për të çuar më tej qëllimin tonë për të krijuar një enciklopedi të lirë e të besueshme. Për të filluar redaktimin nuk ka nevojë të lexoni ndonjë faqe politikash ose udhëzuezimesh. Pesë shtyllat janë një përmbledhje e parimeve më të rëndësishme.

Edhe pse Wikipedia nuk ka rregulla të prera, faqet e politikave dhe udhëzimeve të Vikipedisë përshkruajnë parimet e saj dhe praktikat më të mirë njohura. Politikat shpjegojnë dhe përshkruajnë standardet që të gjithë përdoruesit normalisht duhet të ndjekin, ndërkohë që udhëzimet përshkruajnë praktikat më të mira për të ndjekur këto standarde në kontekste të veçanta. Politikat dhe udhëzimet duhet gjithmonë të zbatohen duke përdorur arsyen dhe mirëkuptimin.

Kjo faqe e politikave përcakton standardet e komunitetit lidhur me organizimin, jetëgjatësinë, mirëmbajtjen, zbatimin e politikave dhe udhëzimeve dhe faqet që lidhen me to.

Wikipedia operohet nga Fondacioni i Wikimedias, një fondacion jofitimprurës, i cili rezervon të drejta të caktuara ligjore (shiko këtu për listën e politikave të saj). Megjithatë, normalisht Wikipedia është një projekt vetë-qeverisëse i drejtuar nga komuniteti i saj. Politikat dhe udhëzimet e saj kanë për qëllim të reflektojnë konsensusin e komunitetit.

Politikat kanë pranim të gjerë ndër redaktorët përshkruajnë standardet që të gjithë përdoruesit normalisht duhet të ndjekin.

Udhëzimet janë grupe të praktikave më të mira të cilat janë të mbështetura me konsensus. Redaktorët duhet të bëjnë të pamundurën për të ndjekur udhëzimet, edhe pse ato janë trajtuar në më të mirën me mirëkuptim, dhe mund të ketë ndonjë përjashtim të rrallë.

Esetë janë opinione apo këshilla të një redaktori ose grupi redaktorësh (të tilla si një WikiProject) për të cilat nuk ka një konsensus të gjerë. Ato nuk flasin në emër të gjithë komunitetit dhe mund të krijohen dhe të shkruhen pa aprovim. Esetë që autori nuk do që të tjerët t'i redaktojnë, ose që janë gjetur në kundërshtim me konsensusin e gjerë, i përkasin faqes së përdoruesit.

Përdorni mirëkuptimin kur të interpretoni dhe zbatoni politikat dhe udhëzimet, do të ketë përjashtime të rralla të këtyre rregullave. Nga ana tjetër, ata që shkelin frymën e një rregulli mund të qortohen edhe nëse teknikisht nuk ka thyer rregullin.

Komuniteti përcakton me konsensus nëse një politikë ose udhëzues është një përshkrim i saktë i praktikave më të mira.

Në faqet e diskutimit dhe në përmbledhjet e redaktimit, duhet të përdoren shpesh shkurtesat për të referuar politikat dhe udhëzimet. Për shembull, WP:PN. Shkurtesat të ngjashme përdoren ndonjëherë edhe për llojet e tjera faqesh projekti. Një shkurtesë nuk nënkupton domosdoshmërisht që faqja e lidhur të ketë status politike ose udhëzuesi. Përveç kësaj, mos harroni se e shkurtesa nuk është politikë. Përkufizimi në shqipe të thjeshtë i titullit të faqes ose shkurtesës mund të jetë e një rëndësie tjetër nga faqja e lidhur.