Kali i vjetër Një ditë, ndërsa ne fëmijët po ushqenim kalin tonë të vjetër, dëgjuam mamanë që i thoshte babait: - Nuk e kuptoj pse e mbajmë kalin ende. Më mirë ta shesim. Nuk vlen për asgjë. Vetëm e ushqejmë. Ne pamë njëri-tjetrin në sy. Na ngriu gjaku, sepse e donim shumë kalin. Ai ishte i urtë dhe ne mund të hipnim kollaj mbi të. Megjithëse kali ishte i vjetër, neve na dukej vetja si kalorësit nëpër filma. Disa ditë më vonë, kur babai po punonte tokën, traktori i tij bëri një zhurmë të çuditshme. Ai po nxirrte tym. Babai ynë merr vesh nga makineritë dhe e kuptoi se traktorit i ishte prishur një vegël. Ai shkoi te mekaniku i fshatit. - Më vjen keq, po këtë pajisje nuk e kam, - tha mekaniku. - Unë do ta porosis atë në qytet. Po, derisa të vijë këtu në fshat, duhet një javë. - Po tani si do t’ia bëjmë për të pluguar tokën? – pyeti mamaja babanë, kur ai u kthye në shtëpi. - Mos u mërzit. Kam një ide, - tha babai. Të dy shkuan në stallë dhe babai i tregoi asaj plugun e vjetër. - Kali ynë i vjetër do ta tërheqë këtë plug dhe një javë rresht ne nuk do ta ndërpresim punën.
42